Lajme Zone
RENEA aksion në Vlorë për kapjen e Inez Hajrullës, ikën duarbosh
TeknologjiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

RENEA aksion në Vlorë për kapjen e Inez Hajrullës, ikën duarbosh

Forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s kanë rrethuar mbrëmjen e së mërkurës zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, në kuadër të një operacioni për kapjen e Inez Hajrullës, i njohur me nofkën “Sakati”. Kontrollet janë përqendruar në disa ambiente dhe pika të zonës, e cila konsiderohet si një prej zonave ku ai lëviz, por pavarësisht operacionit, arrestimi i tij nuk është bërë i mundur.

Emri i Hajrullës u rikthye në vëmendje pak ditë më parë, pas një incidenti në një lokal në “Ujin e Ftohtë”. Gjatë një kontrolli të policisë për muzikën e lartë, efektivëve u është shfaqur në telefon një videotelefonatë me Hajrullën, i cili, sipas burimeve, u ka kërkuar të largoheshin dhe të mos vijonin kontrollet në subjekt. Hajrulla prej kohësh është në kërkim nga SPAK.

Inez Hajrulla është një emër i njohur i kronikës kriminale në Vlorë dhe ka qenë objekt i disa atentateve ndër vite. Në vitin 2017 ai humbi të dyja këmbët pas shpërthimit të një sasie lënde plasëse, ndërsa në vitin 2019 i mbijetoi një tjetër atentati me armë zjarri në “Ujin e Ftohtë”. Emri i tij është përmendur edhe në hetime të tjera për ngjarje kriminale, ndërsa në vitin 2018 është dënuar me shërbim prove për mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe armëmbajtje pa leje.