Të paktën 683 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve shkatërruese që kanë përfshirë veriun e Nepalit, pranë kufirit me Kinën. Sipas bilancit të fundit, 675 viktima janë regjistruar në Nepal, ndërsa Kina ka raportuar shtatë të vdekur. Rreth 3 mijë persona rezultojnë të zhdukur në të dyja vendet, prej të cilëve 2,426 vetëm në Nepal. Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për gjetjen e personave të zhdukur dhe evakuimin e banorëve të bllokuar në zonat e prekura. Good News,
Dear citizens of world,
All those were praying and worried about what happened to people in the Green House during the catastrophic Nepal Floods
The family and house survived the ordeal. pic.twitter.com/iElo4qXvBL — Woke Eminent (@WokePandemic) August 28, 2026 Përmasat e katastrofës kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa dhe infrastrukturë. Ministri i Jashtëm i Nepalit, Sisir Kanal, paralajmëroi se rindërtimi dhe rehabilitimi mund të kushtojnë miliarda dollarë. Autoritetet nepaleze kanë kërkuar mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa disa vende dhe organizata kanë ofruar tashmë ndihmë emergjente. Bashkimi Evropian ka njoftuar 2 milionë euro, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është zotuar për 5 milionë paund ndihmë.
Ndërkohë, prioriteti kryesor mbetet shpëtimi i personave të bllokuar dhe identifikimi i viktimave. Autoritetet kanë kërkuar edhe pajisje mjeko-ligjore dhe mbështetje për identifikimin përmes analizave të ADN-së, pasi qindra trupa janë nxjerrë nga zonat e prekura.
Katastrofa ka goditur rëndë një vend, ekonomia e të cilit mbështetet ndjeshëm te turizmi dhe dërgesat e parave nga nepalezët që punojnë jashtë vendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

