Lajme Zone
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku një konflikt me armë gjahu i mori jetën dy personave. Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur rëndë pas të shtënave nga Refit Buzi, ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Më herët, nga kjo ngjarje humbi jetën edhe bashkëshorti i saj, Kosta P

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku një konflikt me armë gjahu i mori jetën dy personave. Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur rëndë pas të shtënave nga Refit Buzi, ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Më herët, nga kjo ngjarje humbi jetën edhe bashkëshorti i saj, Kosta Plaku, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Pas sulmit, vajza e çiftit u mor peng nga autori i ngjarjes, ish-bashkëjetuesi i saj, por u arrit të lirohej pas ndërhyrjes së forcave të Policisë.

Pas lirimit të pengut, efektivët e RENEA-s zhvilluan negociata për disa orë me Refit Buzin, duke tentuar ta bindnin të dorëzohej. Megjithatë, ai nuk pranoi t’u bindej thirrjeve të policisë dhe më pas i dha fund jetës brenda automjetit ku ishte izoluar. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm