Lajme Zone
Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Bilanci i viktimave nga ngjarja e rëndë në Roskovec është rënduar, pasi Bejlere Plaku e cila u qëllua nga ish-dhëndri mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

Bilanci i viktimave nga ngjarja e rëndë në Roskovec është rënduar, pasi Bejlere Plaku e cila u qëllua nga ish-dhëndri mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë. Në orët e para të së premtes, Refit Buzi shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalina Plaku, dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve të saj, duke i vrarë babanë, Kosta Plaku, dhe plagosur rëndë nënën, Bejlere Plaku, e cila ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda.

Përfunduan në mënyrë tragjike negociatat e forcave RENEA me 35-vjeçarin Refit Buzi, i cili i dha fund jetës pas më shumë se 7 orësh rezistence brenda makinës së tij, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ngjarja tragjike në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.

35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil Buzi, qëlloi veten me armë zjarri brenda mjetit, në fshatin Cerven, ku ndaloi pas vrasjes së ish-vjehrrit. Ai nuk pranoi të dorëzohej te RENEA, që negociuan për disa orë me radhë, duke rrethuar zonën me snajperë e forca të shumta.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 06.00 të mëngjesit në banesën e familjes Plaku, ku 35-vjeçari mori peng përmes forcës edhe ish-të fejuarën e tij 24 vjeçaren, Rozalina Plaku.

Pas negociatave të para nga Policia dhe RENEA, autori i krimit e la të lirë vajzën. Vetë 35-vjeçari kishte deklaruar pas krimit të rëndë se e kishte vrarë ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën, pasi i kishte dhënë vajzës së tyre, ish-të fejuarës, mijëra paund, të cilat nuk ia kishte kthyer kurrë.

Të njëjtit version i qëndrojnë edhe prindërit e autorit të krimit.

Mësohet se 35-vjecari kishte kohë që e kërcënonte ish-të fejuarën studente të Mjekësisë. Dyshohet se ai kryente aktivitete të paligjshme jashtë Shqipërisë, pasi në vitin 2022 rezulton të ketë qenë në mesin e shtatë shtetasve shqiptarë, që u morën peng për prishje të pazareve të drogës në Londër.

Katër vite më parë familjes së tij i kishin kërkuar një dëmshpërblim prej 400 mijë paundësh për lirimin e tij. Nuk dihet nëse kjo ngjarje është bërë shkak për ndarjen e tij nga e fejuara Rozalina Plaku, por për këto episode ai ishte shoqëruar dhe arrestuar më parë nga policia. Top Channel