Lajme Zone
Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik te TEG-u, shkon në dy numri i viktimave
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik te TEG-u, shkon në dy numri i viktimave

Viktima e dytë ishte transportuar me urgjencë në spital menjëherë pas aksidentit, por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra. Personi tjetër që ndodhej në kamion humbi jetën në vendngjarje.

Pamje nga aksidenti Humb jetën edhe i plagosuri që ndodhej në kamionin me pompë betoni, dyshohet se dy viktimat janë shtetas egjiptianë. Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë. Pas disa orësh në gjendje kritike në spital, ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që udhëtonte në kamionin me pompë betoni, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Viktima e dytë ishte transportuar me urgjencë në spital menjëherë pas aksidentit, por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra. Personi tjetër që ndodhej në kamion humbi jetën në vendngjarje.

Sipas informacioneve paraprake, dy viktimat janë shtetas të huaj dhe dyshohet se janë me origjinë nga Egjipti. Identiteti i tyre ende nuk është bërë publik zyrtarisht, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat për identifikimin e plotë dhe njoftimin e familjarëve.

Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në përplasje, një 28-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare TEG. Sipas të dhënave paraprake, kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet tip “Audi” dhe, si pasojë e goditjes, doli nga kontrolli, çau barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ra nga lartësia në autostradën Tiranë-Elbasan.

Përplasja shkaktoi bllokim të qarkullimit dhe angazhoi për disa orë shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës.

Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme, ndërsa priten edhe rezultatet e ekspertizave teknike. Deri tani nuk janë bërë publike shkaqet zyrtare të ngjarjes, ndërsa hetimet mbeten në vijim.aksidenti tragjik te rrethrotullimi i teg Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i "TEG"-ut, viktima dhe i plagosuri dyshohen shtetas të huaj 22 Korrik 2026, 18:3218:32Kronike I njëjti vend, një tjetër tragjedi: Pas tre vitesh, mbikalimi i TEG-ut merr sërish jetë 22 Korrik 2026, 17:5717:57Kronike Policia jep detaje për aksidentin tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, një viktimë dhe dy të plagosur 22 Korrik 2026, 17:4617:46Kronike Të tjera detaje nga aksidenti tragjik, betonierja u përplas me “Audin” dhe ra nga rrethrrotullimi 22 Korrik 2026, 17:1017:10Kronike Zbardhen detaje nga aksidenti pranë TEG-ut, betonierja u përplas me "Audi"-n dhe ra nga mbikalimi; një viktimë 22 Korrik 2026, 16:5816:58Kronike Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, betonierja bie nga mbikalimi (Foto) 22 Korrik 2026, 16:3316:33Kronike