Së fundmi, është publikuar edhe renditja e re e FIFA-s, pas ndeshjeve të kombëtareve. Kuqezinjtë e Maran janë ngjitur me një pozicion dhe tashmë renditen në vendin e 66-të në botë. Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë në muajin nëntor, ku do të kërkojë të marrë rezultate pozitive në ndeshjet e radhës. Ndërkohë, Kosova ka shënuar një përmirësim prej dy pozicionesh dhe ndodhet në vendin e 76-të në renditjen botërore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

