Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas kërcënimit ndaj gazetarit Almer Toska nga vëllai i Igli Tares, Agron Tare. Bardhi shprehet se veprime të tilla tregojnë se kemi një shtet mafioz. Ai shton se organet kompetente të reagojnë. “Një shtet që lejon kërcënimet mafioze ndaj një gazetari për shkak të punës së tij nuk është as më shumë dhe as më pak por një shtet mafioz! Dënoj me forcën më të madhe kanosjen e drejtpërdrejtë ndaj gazetarit Almer Toska, nga familjarë të një të pandehuri të SPAK për pastrim parash. I bëj thirrje urgjente organeve ligjzbatuese të veprojë në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve, duke dënuar me forcë këtë akt dhe çdo akt që synon të shuajë zërin e tyre. Gazetarët duhet të ndjehen të lirë në punën e tyre dhe askush nuk mund të guxojë t’i shantazhojë apo kërcënojë”, shkruan Bardhi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: almer toska Gazment Bardhi

