Lajme Zone
Rekord lëvizjesh në jug të vendit, mbi 300 mijë udhëtarë dhe dhjetëra mijëra automjete kaluan pikat kufitare në korrik
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rekord lëvizjesh në jug të vendit, mbi 300 mijë udhëtarë dhe dhjetëra mijëra automjete kaluan pikat kufitare në korrik

Kulmi i sezonit turistik është reflektuar edhe në pikat kufitare të jugut të vendit.

Kulmi i sezonit turistik është reflektuar edhe në pikat kufitare të jugut të vendit. Gjatë muajit korrik, vetëm në Kakavijë dhe në PKK Qafë Botë së bashku me Terminalin e Trageteve në Portin e Sarandës, janë përpunuar mbi 304 mijë pasagjerë dhe dhjetëra mijëra automjete, duke konfirmuar rritjen e ndjeshme të lëvizjeve në kufirin me Greqinë.

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës janë regjistruar mbi 166 mijë pasagjerë dhe rreth 47 mijë automjete, ndërsa në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës janë përpunuar 138 mijë e 189 pasagjerë dhe mbi 38 mijë automjete. Fluksi është përballuar pa problematika të mëdha nga pala shqiptare, falë organizimit të shërbimeve gjatë sezonit veror.

Muaji gusht pritet të shënojë pikun e lëvizjeve, pasi mijëra emigrantë kthehen në atdhe për pushimet verore, çka pritet të rrisë ndjeshëm fluksin në të gjitha pikat kufitare.

Megjithatë, problematikat nuk kanë munguar. Në PKK Qafë Botë janë regjistruar disa ndërprerje të sistemit, të cilat kanë sjellë vonesa të përkohshme në përpunimin e udhëtarëve.

Ndërsa në Kakavijë, shqetësimi kryesor gjatë gjithë sezonit ka qenë mënyra e punës nga pala greke, e cila shpesh ka operuar vetëm me dy sportele, duke krijuar radhë të gjata dhe duke detyruar udhëtarët të presin për orë të tëra për të kaluar kufirin. Top Channel