Lajme Zone
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rekord, 10.7 milionë turistë/ INSTAT: Shqipëria priti rreth 5 përqind më shumë vizitorë në periudhën janar-shtator


Shqipëria vijon të regjistrojë fluks të turistëve të huaj gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë periudhës janar-shtator 2026, në vend kanë hyrë rreth 10.7 milionë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje me gati 5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shqipëria vijon të regjistrojë fluks të turistëve të huaj gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë periudhës janar-shtator 2026, në vend kanë hyrë rreth 10.7 milionë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje me gati 5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se fluksi i vizitorëve të huaj vijon të mbetet i lartë edhe gjatë muajve të vjeshtës, kur sezoni turistik veror po i afrohet fundit.

Shumica e shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë vijnë nga vendet europiane. Interesant është fakti se ka pasur një interes të lartë të vizitorëve nga shtetet e Europës Jugore. Vitet e fundit është kthyer trend ardhja e turistëve italianë, spanjollë dhe portugezë. Nuk mbeten pas edhe vizitorët nga Kosova apo Maqedonia, të cilët kryesojnë listën. Rritja e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri tregon se vendi po konsolidohet si një destinacion tërheqës në tregun evropian. Vetëm gjatë muajit shtator, në territorin e vendit tonë kanë hyrë 1 milion e 286 mijë shtetas të huaj. Në krahasim me shtatorin e vitit 2025, ky tregues është rritur me mbi 2 për qind.

Shifrat për nëntëmujorin dhe ecuria e muajit shtator tregojnë se lëvizjet drejt Shqipërisë vijojnë të jenë në nivele të larta. Rritja e hyrjeve të shtetasve të huaj mbetet një tregues i rëndësishëm për sektorin e turizmit, i cili ka fituar peshë në ekonominë shqiptare. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet shqiperia turistiketurizmi