Lajme Zone
Rekomandimet e KiE për paraburgimin, Gogu: Po punojmë që mbikëqyrja elektronike të jetë në funksion në mars të 2027-ës
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rekomandimet e KiE për paraburgimin, Gogu: Po punojmë që mbikëqyrja elektronike të jetë në funksion në mars të 2027-ës

Sipas Gogut, në këtë proces po shqyrtohen çështje që lidhen me kriteret për paraburgimin, arsyetimin e individualizuar të masës, shqyrtimin real të masave më pak kufizuese, aksesin në materialet mbi të cilat mbështetet kërkesa për masë sigurimi dhe forcimin e alternativave.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri të ditur sot se rekomandimet e Këshillit të Evropës për paraburgimin po ushqejnë drejtpërdrejt punën e nisur për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale, me fokus forcimin e garancive për lirinë e personit dhe funksionimin real të alternativave ndaj arrestit në burg. Duke folur në tryezën kushtuar masave të sigurimit, vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë dhe jurisprudencës së GJEDNJ-së, Gogu theksoi se puna me Këshillin e Evropës po kalon nga rekomandimet te procesi i reformës. “Puna jonë me Këshillin e Evropës nuk mbaron me dokumentin që diskutojmë sot. Rekomandimet e tij po ushqejnë drejtpërdrejt punën që kemi nisur për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale”, deklaroi ministri. LEXO EDHE:Pagat e magjistratëve/ Ligjet miratojnë formulën e PS me 8 vota pro, 3 kundër! Institucionet dhe shoqatat e drejtësisë e kundërshtojnë, i bashkohet PD Sipas Gogut, në këtë proces po shqyrtohen çështje që lidhen me kriteret për paraburgimin, arsyetimin e individualizuar të masës, shqyrtimin real të masave më pak kufizuese, aksesin në materialet mbi të cilat mbështetet kërkesa për masë sigurimi dhe forcimin e alternativave. Ministri theksoi se drejtimi i reformës duhet të ruajë njëkohësisht efektivitetin e sistemit të drejtësisë penale dhe garancitë e procesit të rregullt e të lirisë së personit. “Kapaciteti i shtetit për të hetuar dhe ndjekur penalisht duhet të mbetet i fortë. Por po aq të forta duhet të jenë garancitë e procesit të rregullt dhe mbrojtja e lirisë së personit. Njëra nuk fitohet duke dobësuar tjetrën”, tha Gogu. Krahas ndryshimeve ligjore, Ministria e Drejtësisë po punon për rikthimin në funksion të mbikëqyrjes elektronike, si një nga instrumentet që u jep gjykatave mundësi reale për zbatimin e masave alternative. Gogu tha se është siguruar financimi i nevojshëm për vitin 2027 dhe se objektivi është që sistemi i mbikëqyrjes elektronike të jetë operacional në mars 2027. “Një alternativë që shteti nuk e ofron realisht, nuk është alternativë. Kjo është përgjegjësi e ekzekutivit, jo e gjykatës”, deklaroi ministri. Sistemi parashikohet të mbështetet me personel të trajnuar, protokolle të qarta reagimi dhe raportimi ndaj gjykatës dhe prokurorisë, si dhe me forcimin e kapaciteteve të Shërbimit të Provës. Ministri nënvizoi gjithashtu kufirin institucional mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, duke theksuar se Ministria e Drejtësisë nuk ka rol në vendimin se çfarë mase sigurimi duhet të caktohet në një çështje konkrete. “Gjykata e Lartë ka qartësuar standardin. Ne po punojmë që edhe kuadri ligjor ta mbështesë atë dhe po ndërtojmë mbikëqyrjen elektronike e po forcojmë Shërbimin e Provës që alternativat të jenë reale dhe të besueshme. Ligj më i qartë. Alternativa reale. Institucione që funksionojnë. Kjo është pjesa që na takon ne”, përfi Gogu. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: ministria e drejtesise toni gogu keshilli europian kodi penal Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.5% Nuk e di 4.7% Vota total: 3038 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?