Lajme Zone
Regjisori hollivudian plagos veten aksidentalisht në një poligon
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Regjisori hollivudian plagos veten aksidentalisht në një poligon

Regjisori i njohur amerikan Michael Mann është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në një poligon qitjeje në West Los Angeles. Ngjarja ndodhi teksa ai po vendoste pistoletën në këllëf, moment kur arma u shkrep aksidentalisht dhe e plagosi në kofshën e majtë. Pas incidentit, personeli i poligonit i dha ndihmën e parë, ndërsa më pas ai u transportua me ambulancë drejt një spitali lokal. Sipas rap

Regjisori i njohur amerikan Michael Mann është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në një poligon qitjeje në West Los Angeles. Ngjarja ndodhi teksa ai po vendoste pistoletën në këllëf, moment kur arma u shkrep aksidentalisht dhe e plagosi në kofshën e majtë.

Pas incidentit, personeli i poligonit i dha ndihmën e parë, ndërsa më pas ai u transportua me ambulancë drejt një spitali lokal. Sipas raportimeve, regjisori pësoi lëndime të lehta dhe mbërriti në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Michael Mann është një nga emrat e njohur të kinematografisë amerikane dhe ka realizuar disa filma të suksesshëm, mes tyre “Heat”, “Collateral” dhe “Ferrari”. Ai është vlerësuar për stilin e tij regjisorial dhe filmat që kanë lënë gjurmë në kinemanë botërore.