Nga dita e sotme, 1 tetor, kanë nisur sërish kontrollet e dokumenteve në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, pas përfundimit të periudhës së kalimit të lehtësuar gjatë sezonit veror, e cila zgjati deri më 30 shtator. Sipas marrëveshjes mes dy vendeve, gjatë periudhës së sezonit jo-veror, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë kufirin sipas procedurave normale dhe do t’u nënshtrohen kontrolleve të dokumenteve. LEXO edhe...Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK, nis protesta kombëtare në Kosovë! Mijëra qytetarë në sheshin ‘Skënderbeu’ Megjithatë, regjimi i lehtësuar do të vijojë gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. Në këto ditë, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të mund të kalojnë pa kontrolle kufitare, sipas përcaktimeve të marrëveshjes. Në ditën e parë të rikthimit të regjimit të kontrolleve nuk janë shënuar pritje apo radhë të gjata në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Kosovë. Autoritetet kufitare do të vijojnë monitorimin e fluksit të udhëtarëve dhe zbatimin e procedurave kufitare, me synim që lëvizja mes dy vendeve të vijojë pa pengesa dhe pa krijuar vonesa për qytetarët. Sipas marrëveshjes mes dy vendeve, periudha e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara zbatohet nga 1 maji deri më 30 shtator. Kjo periudhë synon të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe të shmangë krijimin e radhëve të gjata në pikat kufitare, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur fluksi i udhëtarëve është më i lartë. Të dhënat e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit Kukës tregojnë për një fluks të konsiderueshëm të lëvizjeve gjatë muajve të verës. Për periudhën qershor–gusht, nga Kosova drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Morinit, kanë hyrë 2 milionë e 197 mijë e 667 shtetas të Kosovës. Ndërkohë, në drejtim të Kosovës, përmes pikës kufitare të Vërmicës, kanë dalë nga Shqipëria 887 mijë e 972 shtetas shqiptarë. Shifrat dëshmojnë fluksin e lartë të lëvizjeve mes dy vendeve gjatë sezonit veror, ndërsa rikthimi i kontrolleve gjatë ditëve të javës pritet të shoqërohet me monitorim të vazhdueshëm të situatës në pikat kufitare, për të garantuar një kalim sa më të shpejtë të udhëtarëve. U.D/ReportTv.al shqiperi kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.6% Jo 22.9% Jam i/e dyzyuar 4.5% Vota total: 1585 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

