Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Lushnjës. Në rrugën drejt stadiumit, pranë bizneseve mbi kanal në qytetin e Lushnjës, përplasen tre automjete.
Në tentativë parakalimi, duke mos i hapur krahun njëri-tjetrit, mjetet janë karamboluar.
Dëmet materiale janë të shumta dhe, fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur dhe dokumentuar pasojat e këtij aksidenti. Top Channel

