Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës pasi qëlloi me armë zjarri pistoletë në ajër. Sipas policisë incidenti ndodhi pas një konflikti, motivet e të cilit janë të paqarta. LEXO edhe...Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO) Arma e zjarrit dhe krehri i saj me fishekë u sekuestruan si provë materiale. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bunec, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Bunec”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në fshatin Bunec. Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe krehri i saj me fishekë”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Kanosja" dhe "Prishja e qetësisë publike". ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/E.H/ReportTv.al arme zjarri Vlore himare Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.6% Të gabuar 20.4% Nuk e di 4.1% Vota total: 2324 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
