Vijon të mbetet e qetë protesta e studentëve, të cilëve këtë të martë u janë bashkuar edhe pedagogët. Gjatë qëndrimit të tyre përpara Kryeministrisë, një grup protestuesish kanë ngjitur jashtë mureve të saj disa foto nga momentet kur, gjatë këtyre 8 ditëve, janë përplasur dhe dhunuar nga policia. Sipas pamjeve, në krah të fotove shkruhet gjithashtu: “DIALOG??” Ndërkohë, vetëm pak orë më parë, protestuesit kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për dialog, duke hequr nga ambientet e jashtme të Kryeministrisë karriget e kuqe që mbanin mbishkrimin “Dialog”.
