Lajme Zone
Refuzohet kërkesa e Ardian Çapjas për t’i dhënë lamtumirën nënës së ndjerë! Burime: Policia nuk mori përsipër sigurinë
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Refuzohet kërkesa e Ardian Çapjas për t’i dhënë lamtumirën nënës së ndjerë! Burime: Policia nuk mori përsipër sigurinë

Sipas burimeve, mësohet se policia nuk ka kthyer përgjigje që të merrte përsipër sigurinë. Varrimi i nënës së Çapjas ka nisur në orën 14:00 në Elbasan.

Kërkesa e të dënuarit me burg përjetë, Ardian Çapjas për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij, është refuzuar nga Drejtoria e Burgjeve për arsye sigurie. Kërkesa u paraqit mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve, mësohet se policia nuk ka kthyer përgjigje që të merrte përsipër sigurinë. Varrimi i nënës së Çapjas ka nisurnë orën 14:00 në Elbasan. LEXO EDHE:Ardian Çapja s’u lejua të merrte pjesë në varrimin e nënës, policia rrethon varrezat Çapja është dënuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit më 15 gusht të vitit 2012 në banesën e tyre. Gentian Beqiri alias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si utor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të shtëpisë së tij në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij, Nezir Beqirin. Dy efektivët e policisë u akuzuan për shpërdorim detyre. Ardian Çapja ka deklaruar në gjykatë se procesi ndaj tij për vrasjen është montuar nga Prokuroria e Elbasanit dhe nuk është zbardhur pasi bëhej fjalë për përfshirje të politikës. Ardiani është kreu i grupit kriminal të njohur të Çapjave të Elbasanit dhe vëllai i Sokol Çapjes, që u ekzekutua në vitin 2005 nga Gentian Beqiri. Në vitin 2017 Çapja u ka shpëtuar 3 atentateve me armë dhe eksploziv. Atentatet ndaj tij janë lidhur me përplasjet e vjetra ku në shënjestër janë Çapjat. Sipas hetimeve të SPAK, banda e Suel Çelës kanë qenë autorë të tentativës për vrasje më 8 qershor 2020, ku Ardian Çapja mbeti i plagosur rëndë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:25 Ardian Çapja s’u lejua të merrte pjesë në varrimin e nënës, policia rrethon varrezat Ardian Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm nuk do të vijë në Elbasan për t’i dhënë lamtumirën nënës së ndjerë.Pavarësisht mungesës së tij, në varrezat e qytetit vihet re një prani e shtuar e forcave të policisë.Fotoja janë realizuar pak minuta më parë në hyrje të varrezave.Ceremonia e varrimit ka nisur në orën 14:00. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: nezir beqiri gentian beqiri Elbasan GJKKO ardian capja Drejtoria e Burgjeve Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Qytetari: 10/08/2026 14:39 Po ky Capja sa persona ka vrare ? Sa Nena ka lenduar,per humbjen e femijeve te tyre ? Qytetari Përgjigju Qytetari: 10/08/2026 13:51 A ja vlejti Pasuria? Per te mos e par me nenen dhe gjeja me e tmerrshme, te mos jesh pikerisht ne kete hidherim?? A ja vlejti?? Përgjigju Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.2% Jo 45.8% I/e dyzuar 8% Vota total: 1207 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?