Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Reformat e PS-së nuk kanë në qendër qytetarin”/ Aktivisti, Edison Lika: Çdo ditë që dalim në shesh është minus një ditë pushtet për Ramën


Aktivisti Edison Lika në protestën e 111 bëri thirrje për largimin e Ramës. Në fjalën e tij, Lika kritikoi reformat e ndërmarra ndër vite nga Partia Socialiste, duke thënë se ato nuk kanë pasur në qendër qytetarin.

Aktivisti Edison Lika në protestën e 111 bëri thirrje për largimin e Ramës. Në fjalën e tij, Lika kritikoi reformat e ndërmarra ndër vite nga Partia Socialiste, duke thënë se ato nuk kanë pasur në qendër qytetarin. Sipas tij, këto reforma kanë shërbyer për forcimin e pushtetit. Lika deklaroi se protesta ndaj qeverisë nuk ka qenë e lehtë që në nisje, ndërsa akuzoi regjimin për blerje dhe vjedhje votash, si dhe korrupsion. “Të gjitha reformat që ka bërë PS gjithë këto vite nuk kanë pasur në qendër qytetar, por vetëm betonizimin e pushtetit. Luftën përballë këtij regjimi e kemi ditur që në fillim që nuk do ta kishim të lehtë. Ky regjim e ka betonizuar pushtetin me blerje votash, me vjedhje votash me korrupsion. Por dua t’u them që çdo ditë që ne dalim në shesh e gërryejmë nga brenda regjimin e Ramës. Për ne çdo ditë që dalim është + një ditë protestë dhe për atë është minus një ditë pushtet”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edison lika