Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, është takuar me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të diskutuar reformën zgjedhore dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Ajo theksoi se koha është e kufizuar dhe se rregullat duhet të jenë të qarta për të gjithë përpara ditës së votimit. “Koha është e shkurtër. Zgjedhësit, partitë politike dhe administrata zgjedhore duhet t'i njohin mirë rregullat shumë përpara ditës së zgjedhjeve”, shkroi ambasadorja në rrjetin social X. LEXO edhe...Ekskluzive/ Vendoret e 9 majit, PD nuk pret 'bashkimin' për kandidat unifikues, udhëzim strukturave: Gjeni figura edhe në mesin e studentëve dhe pedagogëve që janë në protestë De Sousa theksoi se disa rekomandime të hershme të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, të përmendura edhe në Raportin e Shqipërisë për vitin 2026, mbeten ende pa u adresuar. “U takova me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të diskutuar reformën zgjedhore dhe përgatitjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Koha është e kufizuar. Zgjedhësit, partitë politike dhe administrata zgjedhore duhet t'i kenë të qarta rregullat shumë përpara ditës së zgjedhjeve. Disa rekomandime të kahershme të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, të theksuara edhe në Raportin për Shqipërinë të vitit 2026, mbeten ende pa u adresuar. Diskutuam gjithashtu për transparencën e fushatave zgjedhore dhe rëndësinë e një administrate zgjedhore të pavarur dhe profesionale. Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Komisionin me ekspertizë teknike”, shkroi ambasadorja. U.D/ReportTv.al Sofia Moreira de Sousa ilirjan celibashi zgjedhjet vendore 2027 kqz Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.3% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.4% Vota total: 3525 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

