Lajme Zone
Reforma territoriale të enjten në Kuvend, Koçeku: Do ketë deputetë të PS-së që do votojnë kundër
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Reforma territoriale të enjten në Kuvend, Koçeku: Do ketë deputetë të PS-së që do votojnë kundër

Deputetja Marjana Koçeku bëri publike votën e saj kundër reformës së re territoriale që pritet të votohet në kuvend të enjten.

Deputetja Marjana Koçeku bëri publike votën e saj kundër reformës së re territoriale që pritet të votohet në kuvend të enjten. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se është e bindur se edhe deputetë të tjerë socialistë mund të kundërshtojnë projektligjin me votën e tyre, pavarësisht pasojave politike që mund të sjellë një qëndrim i tillë. “Të enjten në seancë plenare do votohet drafti i PS-së për reformën territoriale. Sigurisht që unë do votoj kundër. Jam e sigurt që edhe në radhët e grupit të PS-së do të ketë deputetë që do ta kundërshtojnë me votë të përgjegjshme këtë projektligj, pavarësisht pasojave politike të mosbindjes ndaj urdhrit të partisë”, shkruan Koçeku. Projektligji i PS parashikon një riorganizim të ndarjes administrative të vendit dhe krijimin e 46 bashkive.