TIRANË- Partia Socialiste e ka gati draftin për reformën e re territoriale dhe e ka depozituar tashmë në Kuvend. Sipas draftit të cilin Report Tv e disponon, socialistët propozojnë që Shqipëria të ruajë ndarjen me 12 qarqe, por numri i bashkive ulet nga 61 në 46 bashki. Në total shkrihen 15 bashki me 225 mijë banorë, të cilat bashkohen me 13 bashki të tjera ekzistuese. Pra, 28 bashki aktuale konsolidohen në 13 bashki më të mëdha, ndërsa 33 bashki të tjera mbeten të pandryshuara, mes tyre edhe 3 bashkitë minoritare Pusteci, Finiqi dhe Dropulli. LEXO edhe...KiE: Territorialja me konsultim, duhet decentralizim real kompetencash! Të ndryshojë koncepti për qarkun, s’plotëson kushtet për pushtet vendor Tabela që tregon bashkitë që shkrihen dhe me kë bashkohenRisi e propozimit të PS është edhe krijimi i një niveli të ri ndarje territoriale, "Qyteti", i cili do të ketë status të veçantë ligjor dhe do të përbëhet nga njësitë administrative e fshatrat dhe me një nënkryetar përgjegjës për koordinimin administrativ. Në total, vendi do të organizohet në 12 qarqe, 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative. “Bashkia si njësia bazë e qeverisjes vendore përbëhet nga qytetet. Qytetet kanë status të veçantë ligjor që rregullohet me ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor dhe përbëhen nga njësitë administrative dhe/ose fshatrat. Organizimi dhe përfaqësimi i bashkisë mbështeten në parimin e përfaqësimit proporcional të qyteteve përbërëse, në përpjesëtim me popullsinë e tyre”, thuhet në propozim. Ndarja e re territoriale që propozon PS Harta territoriale e Shqipërisë sipas propozimit të PSBERAT Sipas draftit, bashkitë Dimal dhe Poliçan shkrihen dhe i bashkohen Bashkisë Berat. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun BeratDIBËR Bashkia Klos shkrihet dhe i bashkohet Bashkisë Mat. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun DibërELBASAN Sipas draftit, bashkitë Cërrik dhe Belsh shkrihen dhe i bashkohen Bashkisë Elbasan. Ndërkohë, bashkia Prrenjas shkrihet dhe i bashkohet Librazhdit. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun ElbasaninFIERNdërkohë, shkrihen edhe bashkitë e Patosit dhe Divjakës. E para bashkohet me bashkinë e Fierit, ndërsa e dyta me Lushnjën. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun FierGJIROKASTËR Në jug të vendit, Libohova shkrihet dhe i bashkohet Gjirokastrës. Memaliaj i bashkohet Tepelenës, ndërsa Këlcyra shkrihet dhe i bashkohet Bashkisë Përmet. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun GjirokastërKORÇA Sipas draftit, bashkia Maliq shkrihet dhe i bashkohet Bashkisë Korçë. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun BeratVLORA Ndërkohë, me propozimin e PS shkrihet bashkia Selenicë dhe i bashkohet Vlorës. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun VlorëTIRANA Bashkia Rrogozhinë me propozimin e PS i bashkohet Kavajës. Njësia administrative e Rinasit do t’i bashkohet bashkisë së Tiranës, ndërsa Vora mbetet e pandryshuar. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun TiranëSHKODËR Bashkia e Fushë-Arrëzit do të bashkohet me Pukën. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun Shkodër Kliko këtu per të lexuar pr.ligjin e plotë Kliko këtu per të lexuar hartat sipas qarqeve Kliko këtu per të lexuar tabelat sipas qarqeve Ora 15:44 Drafti i ‘Territoriales’, PS: Nuk zhduket asnjë bashki e qytet, përfaqësim institucional për çdo qendër Partia Sociale ka ndarë një komunikatë për draftin e reformës së re territoriale ku shprehet se nuk zhduk asnjë bashki e qytet. Bashkitë shkrihen, por mbajnë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë vendore. Gjithashtu ato do të përfaqësohen institucionalisht si dhe do të kenë rol në planifikimi“Një sqarim dhe informacion shtesë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë nëpër media sa i takon procesit të Reformës Administrativo – Territoriale.Konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti. Bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Ato përfshihen në një strukturë të re administrative përmes bashkimit me bashkitë fqinje, duke vijuar të kenë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë së re vendore. Çdo qendër e prekur nga ky proces do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak, si dhe një rol të përcaktuar në planifikimin vendor, organizimin e shërbimeve dhe administrimin e çështjeve të komunitetit.Ky proces synon një organizim më efikas të qeverisjes vendore, duke ruajtur identitetin, historinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me territorin ku jetojnë”, përfn deklarata. Share Ora 15:21 Drafti i PS për ‘Territorialen’, Bido: Saranda, Delvina, Konispoli, Himara dhe Finiqi mbeten bashki më vete! Helmatisja e opinionit publik nuk pi ujë Propozimi i PS për reformën territoriale ruan krahinat dhe identitetin e bashkive, shprehet Ardit Bido përmes një reagimi në rrjetet sociale ku shihet duke nënshkruar pr.ligjin e ri. Konkretisht, ai u referohet bashkive Sarandë, Delvinë, Konispol, Himarë e Finiq për të cilat ka përsëritur vazhdimisht rëndësinë e ruajtjes së identitetit të tyre.Më tej, u kthen përgjigje partive të vogla të opozitës si dhe PD që përhapën frikë në opinionin publik, teksa thekson se kjo “nuk pi ujë” kur qytetarët përfaqësohen në parlament.“Saranda, Delvina, Konispoli, Himara dhe Finiqi mbeten bashki më vete.Si një prej nismëtarëve të projektligjit për reformën territoriale, sot hodha firmën për një ndarje që respekton historinë, identitetin dhe vullnetin e qytetarëve. Partizat oportuniste, bashkë me PD-në, duhet të japin llogari për helmin që përhapën në opinionin publik.Saranda, qendra bashkëkohore e jugut; Delvina, qendra historike e tij; Konispoli, bashkia e mbetur e Çamërisë; Himara, qendra e Labërisë bregdetare; dhe Finiqi, përfaqësimi dinjitoz i minoritetit, do të mbeten bashki më vete. Lumi i Vlorës i takon Vlorës. Prandaj, me kërkesën e banorëve, Selenica do të bashkohet me Vlorën.Sot marrin përgjigje kasandrat politike të Partisë Demokratike dhe partizat oportuniste, që përhapën frikë se Çamëria e Konispolit, Labëria e Delvinës, Mirdita apo Skrapari do të zhdukeshin. Nuk zhduket asnjë krahinë, nuk fshihet asnjë identitet dhe nuk braktiset asnjë komunitet. Helmatisja e opinionit publik nuk pi ujë aty ku qytetarët kanë zë dhe përfaqësues në Parlament që u dalin zot”, shprehet Bido. Share K.M/SI.E./ReportTv.al reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 71.2% I gabuar 24.2% Nuk kam mendim 4.6% Vota total: 153 Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?

