Lajme Zone
Reforma territoriale, një hap larg/ Ndarja e re kalon te ligjet. Të enjten votohet në Kuvend
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Reforma territoriale, një hap larg/ Ndarja e re kalon te ligjet. Të enjten votohet në Kuvend

Partia Socialiste i dha votën pro reformës territoriale në Komisionin e Ligjeve. Ishin 8 votat e socialistëve që e kaluan projektin në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, e cila do t’i japë vulën përfundimtare projektit të PS-së, që ndan territorin në 46 bashki, nga 61 që janë aktualisht.

Diskutimet ishin të gjata. Demokratët kërkuan rikthimin e procesit në pikën fillestare të diskutimeve, por ngritën edhe pretendimet e tyre për shkelje të Kushtetutës.

Për këto argumente, socialistëve u erdhi në ndihmë një vendim i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015, kur shqyrtoi ankimin e PD-së për ndarjen aktuale të bashkive, që edhe atëherë u miratua vetëm me votat e PS-së dhe aleates së atëhershme, LSI-së. Për PS-në, opinionet kundër të bashkive që bashkohen me të tjera nuk janë veto për mosmiratimin e ndarjes që ul në 46 bashki.

E me këtë miratim në Komisionin e Ligjeve, projektligji pritet të marrë votën finale në seancën e kësaj të enjteje, me pak ndryshime krahasuar me propozimin fillestar.

Ky projekt i PS-së ul numrin e bashkive, por rrit numrin e qyteteve të vendit, parë kjo si një zgjidhje që zonat që bashkohen të ruajnë identitetin dhe traditat e tyre.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet