Lajme Zone
Reforma Territoriale, Mazniku: Propozimi ynë afron strukturën administrative me qytetarët
PolitikëEuronews Albania

Reforma Territoriale, Mazniku: Propozimi ynë afron strukturën administrative me qytetarët

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve foli lidhur me propozimin e PS për ndarjen e re territoriale. Gjatë fjalës së tij , ai ka mbrojtur propozimin e Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një hap të bazuar mbi kritere të rrepta teknike, fakte dhe analiza të ekspertëve të Kuvendit.

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve foli lidhur me propozimin e PS për ndarjen e re territoriale. Gjatë fjalës së tij , ai ka mbrojtur propozimin e Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një hap të bazuar mbi kritere të rrepta teknike, fakte dhe analiza të ekspertëve të Kuvendit. Sipas tij, bashkitë e reja do të kenë shumë herë më shumë kapacitete për të ushtruar funksionet e tyre. “Propozimi u ndërtua mbi evidencat e raportit të komisionit të posaçëm. Pavarësisht se opozita nuk prezantoi një raport, ekspertët e pajtuar nga Kuvendi i depozituar Kuvendit një raport të detajuar, bazuar në kritere, fakte, numra e analiza. Kemi ndërtuar një seri kriteresh, që janë kërkesa ligjore që një reformë duhet t’i kalojë. Mbi to analizuam çdo mendim që erdhi nga bashkitë, banorët dhe bazuar në këtë koncept është ndërtuar reforma që po propozojmë sot. Elementi thelbësor është që i është lënë Kuvendit. Është prerogativë e Kuvendit ndarja administrativo-territoriale. Në të gjitha rastet është marrë mendimi i banorëve, i këshillave bashkiakë dhe i kryetarëve, brenda të gjitha afateve ligjore. Një pjesë e sugjerimeve janë marrë parasysh. Kur nisemi nga argumentimi i bashkimit, pjesa më e madhe e territoreve që bashkohen kanë qenë dakord me këtë reformë. Njerëzve u është thënë ‘do u iki përfaqësimi, s’do kemi mundësi të përfaqësoheni’. Së pari ashtu siç është tashmë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të marrë në vitin 2015, ajo që Kushtetuta kërkon është që brenda një territori që funksionon si një bashki, njerëzit të kenë të drejtën që të marrin vendimet vet. Ne kemi një mekanizëm më të madh të sigurimit këtu, që i japim mundësinë që përmes mekanizmit të qyteteve, të kemi përfaqësim proporcional të personave që janë brenda atij territori, që të përfaqësohen në Këshillin Bashkiak respektiv. Bashkitë e reja do të kenë shumë herë më shumë kapacitete për të ushtruar funksionet e tyre. Askush nuk ka pasur mundësinë të tregojë emrin e një shërbimi që u largohet njerëzve. Përkundrazi, përmes krijimit të konceptit të qyteteve, i cili e shton numrin në 71 qytete nga propozimi jonë, e afron në shumë raste strukturën administrative me qytetarët”, tha ai. Miratohet në parim te Ligjet, propozimi i PS-së për hartën e re Territoriale