Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Reforma Territoriale, llogari politike për të mbijetuar Rama”, Maliqi: PD duhet të nxjerrë kandidatët sa më shpejt


Ish-deputeti Lefter Maliqi ka dalë në një analizë të ashpër mbi valën e protestave kundër qeverisë dhe miratimin e fundit të Reformës Territoriale, duke denoncuar lëvizjet e prapaskenës nga mazhoranca.

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka dalë në një analizë të ashpër mbi valën e protestave kundër qeverisë dhe miratimin e fundit të Reformës Territoriale, duke denoncuar lëvizjet e prapaskenës nga mazhoranca. Duke komentuar protestat e përditshme, Maliqi u shpreh se synimi parësor dhe legjitim i qytetarëve është rrëzimi i “narkoshtetit”, por tërhoqi vëmendjen se në radhët e protestuesve janë infiltruar elementë të strukturave shtetërore dhe të Partisë Socialiste për të krijuar përçarje. “Për protestuesit objektivi është rrëzimi i narkoshtetit, por është një grup i futur që bën edhe thirrje kundër Berishës. Shumë veta të PD-së… kam qenë të paktën mbi 30 herë në protestë, por kjo është e vërteta: janë njerëz të futur dhe tashmë janë futur edhe njerëz të PS-së, civilë të SHIK-ut e me radhë. Thirrja është vetëm një, rrëzimi i narkoshtetit dhe i kësaj qeverie,” deklaroi Maliqi. Në lidhje me ndryshimet administrative dhe shkrirjen e 15 bashkive të miratuara nga mazhoranca, Lefter Maliqi i ka quajtur ato lëvizje taktike të kryeministrit për të mbijetuar politikisht, duke dëmtuar rëndë shërbimet ndaj qytetarëve në rrethe. “E bëri për interesat e veta politike, sepse mendon që, nëse mund të japë dorëheqjen dhe, duke pasur 46 bashki në hartën politike, mbijeton politikisht dhe nesër mund të ketë 68-69 deputetë. Heqja e komunave ishte vrastare, por tani është më vrastare akoma, sepse largon shërbimet. Unë kam qenë kryetari i komunës më të madhe në Berat dhe sot kanë ngelur investimet që kam bërë unë,” u shpreh ai. Në mbyllje të prononcimit të tij, Maliqi lëshoi një thirrje të hapur drejtuar opozitës për organizim të shpejtë elektoral dhe daljen në terren me kandidatë të bashkuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb