Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Klosit, ku në rendin e ditës ishte edhe çështja e bashkimit të Bashkisë Klos me Bashkinë Burrel. Nga 21 këshilltarë që ka gjithsej Këshilli Bashkiak, në mbledhje morën pjesë 13. Në përfundim të votimit, 12 këshilltarë votuan kundër bashkimit të Klosit me Burrelin, ndërsa një këshilltar votoi ndryshe. Kështu, shumica e këshilltarëve të pranishëm shprehën kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit të Bashkisë me Burrelin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
