Lajme Zone
Reforma Territoriale/ Berisha: Rama antishqiptar, synon zbrazjen e Shqipërisë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Reforma Territoriale/ Berisha: Rama antishqiptar, synon zbrazjen e Shqipërisë

Kreu i PD, Sali Berisha e quan një akt antishqiptar propozimin e Partisë Socialsite për hartën e re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se kryeministri synon zbrazjen e Shqipërisë. “Edi Rama është një anti-shqiptar me mision zbrazjen e Shqipërisë. Natyrisht, komunat minoritare, pa diskutim që duhet të respektohen dhe të

Kreu i PD, Sali Berisha e quan një akt antishqiptar propozimin e Partisë Socialsite për hartën e re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se kryeministri synon zbrazjen e Shqipërisë. “Edi Rama është një anti-shqiptar me mision zbrazjen e Shqipërisë. Natyrisht, komunat minoritare, pa diskutim që duhet të respektohen dhe të mbahen. Por pikërisht ajo që thoni ju, në qoftë se ato mbahen, pse të përbuzen dhe përçmohen, pse të injorohen dhe të shumëzohen me zero komunitetet shqiptare, kjo është një akt i mirëfilltë anti-shqiptar", tha Berisha. LEXO edhe...Fushë-Arrëzi kundër bashkimit me Pukën, shkak largësia! Kryebashkiaku Curri: Vendimi i njëanshëm e racist, do të mbrojmë bashkinë Berisha u ndal edhe te propozimi i PD, duke ripërsëritur se parashikon shtimin e 100 bashkive të reja. Ndërsa qytetarëve u bëri thirrje ta kundërshtojnë me protesta propozimin e PS për shkrirjen e 15 bashkive. "Ju e patë që ne kemi paraqitur projektin tonë, me të cilin shtojmë 100 bashki të reja. Dhe jo vetëm kaq, por lëmë të hapur, sepse konsultimet nuk kanë përfunduar, lëmë të hapur rritjen e numrit të tyre në varësi nga konsultimet me komunitetet. Unë përshëndes përzemërsisht të gjithë qytetarët dhe komunitetet e bashkive që i ka vënë kryqin Edi Rama për t'i zhdukur. Por ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët e njësive të qeverisjes vendore, që në hartën e Partisë Demokratike është vendosur të rikthehen, që i ka zhdukur në 2014-ën, të ngrenë zërin e tyre, të mos e lejojnë fatin e tyre te një njeri që e ka shndërruar Shqipërinë në narkomafie, dhe veten padrinon e saj. Të ngrihen, siç u ngritën në Poliçan, në Divjakë, në Patos, në Klos, në Dimal dhe në zona të tjera. Të ngrihen, të qëndrojnë të pamposhtur në këto të drejta të tyre themelore. Kurse përgatitjet, ne i kemi filluar dhe do vazhdojmë me intensitet.", tha Berisha. Lajmi në përditësim... Ora 12:52 Marrëveshja ushtarake me SHBA, Berisha: Të gatshëm të votojmë pro nëse e kthejnë në shinat kushtetuese Sali Berisha thotë se grupi parlamentar i Partisë Demokratike është i gatshëm të votojë pro marrëveshjes me SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake, në rast se ajo kthehet në shinat Kushtetuese. Berisha shprehet se në Gjykatën Kushtetuese kanë dërguar procedurën dhe jo marrëveshjen. Sipas tij, gjithçka u bë me urdhër të Ramës që të fuste në kurth opozitën dhe të votonin një procedurë antikushtetuese. "Jemi në kohë luftërash, kjo duhet të ishte bërë dhe më parë. Sikundër ne falënderojmë SHBA për kredinë me të cilën ushtria shqiptare mund të blejë pajisje moderne për mbrojtjen e vendit, por Rama trajton edhe këtë moment si një narko-diktator. Në një kohë kur ai vetë e ka miratuar në qeveri në datë 19 qershor, e dorëzon në Kuvend me qëllim me datë 18 korrik. Dhe kreu jonë i grupit, thirret nga Niko Peleshi dhe diskutojnë për këtë marrëveshje. Bardhi i thotë që ne e mbështesim plotësisht, të vetmet kërkesa që kemi, marrëveshja të lexohet nga deputetët, të respektohet afati Kushtetues. Nga dita e depozitimit në Kuvend, nuk mund të bëhet pa kaluar një javë. Kryesia e Kuvendit caktoi datën 31, ditën e fundit të Kuvendit, për të votuar në përputhje me procedurën marrëveshja, por ligësia e Ramës, i cili e dinte që ne Kushtetutën nuk e shkelim, përmbysi çdo gjë, urdhëroi Peleshin dhe tualetin e tij që të votohej me datë 23 korrik, ditën e hënë në kundërshtim me kushtetutën. Të votohej pa lexuar. E votuan në kundërshtim të hapur me rregulloren e Kuvendit, ne në këto kushte për të mbrojtur kushtetutshmërinë dërguam procedurën, jo marrëveshjen. Ne nuk kemi asnjë kundërshti me marrëveshjen. Ne palës amerikane i kemi bërë të ditur se jemi të gatshëm në çdo kohë, që nëse rikthejnë atë dhe e rivendosin në kushtetutë, deputetët e PD janë të gatshëm ta votojnë. Rama e kishte të qëllimshme. Kjo është arsyeja përse ne iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese e cila në raste të tilla analoge e ka gjetur jo kushtetuese procedurën e ndjekur", tha Berisha. Share SI.E./ReportTv.al PD sali berisha reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.9% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.2% Vota total: 1337 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?