Lajme Zone
Reforma Territoriale 2.0 depozitohet në Kuvend raporti i PS: 13 bashkitë e reja që krijohen (LISTA)
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Reforma Territoriale 2.0 depozitohet në Kuvend raporti i PS: 13 bashkitë e reja që krijohen (LISTA)

Deputetët e grupit parlamentar të PS, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kanë depozituar këtë të enjte në Kuvend propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.

Deputetët e grupit parlamentar të PS, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kanë depozituar këtë të enjte në Kuvend propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.

Sipas njoftimit, propozimi u është përcjellë njëkohësisht edhe kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë në të gjithë vendin.

Modeli i ri i propozuar ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill bashkiak, një administratë dhe një buxhet të vetëm, ndërsa parashikon konsolidimin e disa bashkive ekzistuese. Sipas draftit, propozohet bashkimi i këtyre njësive vendore: Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë

Klos + Mat → Bashkia Mat

Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë

Dimal + Berat + Poliçan → Bashkia Berat

Patos + Fier → Bashkia Fier

Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë

Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë

Maliq + Korçë → Bashkia Korçë

Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet

Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë

Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër

Cërrik + Elbasan + Belsh → Bashkia Elbasan

Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd Në total, drafti parashikon konsolidimin e 26 bashkive aktuale në 13 bashki të reja, me synimin për të rritur eficiencën administrative, përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike dhe forcuar kapacitetet financiare e institucionale të pushtetit vendor.

Propozimi pritet të shqyrtohet në Kuvend në kuadër të punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, përpara se të kalojë për miratim në seancë plenare. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Deputetët e grupit parlamentar të PSpsReforma Territoriale