Lajme Zone
Redaksionale/ I pagabueshmi
PolitikëCNA

Redaksionale/ I pagabueshmi

E çuan në burgun e Fierit, shpërthyen mediat. Dikush kërko...

E çuan në burgun e Fierit, shpërthyen mediat. Dikush kërkonte dhe ta politizonte, ta shpallte dhe armik të Edi Ramës të pagabueshmin Erion Veliajn.

Po është i pagabueshëm në të gjithë strategjinë e tij, manipulativ, propagandistik, por i dështuar.

Ky i pagabueshmi është ai, i cili na tregoi në dyert e burgut të Fierit bashkëshorten dhe djalin e tij të cilët nuk i kishim parë ndonjëherë kur shkonin në burgun e Durrësit ku qëndroi prej gati 18 muajsh.

Ajola Xoxa në burgun e Fierit me djalin Ky i pagabueshmi na tregoi nënën e tij me makinën luksoze dhe me shofer që e çonte në burgun e Fierit por nuk na e tregoi kur shkonte në burgun e Durrësit. Ky i pagabueshmi harron të na thotë se nëna e Ardit Gjoklajt nuk do mundet të shkojë kurrë ta shohë diku djalin e saj, por thjesht mund të shkojë t’i çojë një buqetë me lule dhe ta qajë në varr, adoleshentin 17-vjeçar që humbi jetën në landfillin e Sharrës. Nëna e Veliajt me automjet luksoz në burgun e Fierit

29 Tetor, 13:48 Ky i pagabueshmi kërkon të na tregojë se është Edi Rama që po e persekuton politikisht, por në fakt mjafton të shikojmë përgjimet e bëra në mars të 2025 që hedhin në ajër të gjitha këto mashtrime dhe manipulime që bëhen nga mediat e paguara prej tij dhe familjarëve të tij.

Ky i pagabueshmi nuk shkon të gjykohet. Prej 14 muajsh i është çuar në gjykatë dosja me 13 akuza të rënda penale, 9 nga të cilat janë për korrupsion .

Ky i pagabueshmi nuk shkon të gjykohet. Ky i pagabueshmi na flet për shkelje të të drejtave. Përgjimet e Veliajt/13 faqe me kërcënime, mashtrime dhe manipulime 6 Prill, 19:09 Po pse duhet të qëndrojë në burgun e Durrësit dhe jo në burgun “313”, pse jo në paraburgimin e Fierit por kërkon me çdo kusht të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit?

Mjafton të kujtojmë këtu të shohim përgjimet e bëra nga SPAK në vitin 2025. Ky i pagabueshmi që kërkon të përzgjedhë burgun ku do të rrijë se është kryetar bashkie. (LEXO KETU)

Në fakt, duhet të kishte dhënë dorëheqjen që ditën e parë kur e arrestuan, ky i pagabueshmi do të qëndrojë në treg si politikan ndoshta tani kërkon të shpikë dhe kundërshtarin e Edi Ramës. Zdromsi kundërshtari i Ramës. Ky i pagabueshmi ka frikë të përballet me drejtësinë.

Më parë është provuar me G99 ku mori më pak vota se sa njerëz kishte në dasmën e tij në kala. 99-çi pa vota i Veliajt kundër drejtësisë

10 Korrik, 11:45 Ky i pagabueshmi që shembi pallatet e 5 majit, që u shembi banesat njerëzve.

Ky i pagabueshmi që sot ka përballë drejtësinë është individi që la në qiell të hapur dhjetëra, qindra banorë në kombinat. (LEXO KETU)

Ky është ai i pagabueshmi që selektoi listat e strehimeve duke i kaluar në filtrat e patronazhistëve. Ky është njeriu përgjegjës për inceneratorin e Tiranës që mungon është njeriu që e ka kërkuar dhe inceneratori nuk ekziston. Erion Veliaj, timonieri i inceneratorëve

14 Mars, 10:26 Ky kërkon të na tregojë se ka ende forcë, ka ende pushtet në media por ende nuk e ka kuptuar që sa më shumë leh dhe viktimizohet, aq edhe më i urryer është ai dhe papagajtë e tij publik. E vërteta është një, nuk mund të jetë dy. Erion Veliaj duhet të shkojë të gjykohet për akuzat e tij por prej 18 muajsh nuk e bën këtë dhe i shmanget drejtësisë.

Erion Veliaj në rast se do të donte të qëndronte pranë familjes dhe fëmijëve, për të mos na shitur publikisht skena keqardhjeje me bashkëshorten apo fëmijën e tij të vogël mjaftonte të kishte dhënë dorëheqjen. Nuk ka drejtësi që e mban në burg në rast se do të dorëhiqej nga detyra. Si Erion Veliaj po e mban veten në burg

22 Shkurt, 15:25 Këtë e thonë vendimet e gjykatave. Këtë e tha dhe vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë. Arsyeja pse Veliaj qëndron në burg është sepse ai mund të kthehet në të njëjtin vend dhe të ripërsërisë krimin pse mund të prishë dhe ndotë provat. Në rast se Veliaj nuk është më kryebashkiak nuk ka çfarë provash prish dhe nuk ka çfarë krimesh të përsërisë. Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO-së: Veliaj, rrezik për helmimin e provave 8 Prill, 17:56 Ky është i pagabueshmi që kërkon të bëjë show dhe jo të përballet me drejtësinë. Ky është Erion Veliaj, i cili është në burg me 13 akuza të rënda penale nga të cilat 9 për korrupsion dhe nuk qëndron në qeli për asnjë arsye politike dhe nuk ka rëndësi në cilin paraburgim qëndron ai nuk është ndryshe nga të tjerët para ligjit.

Edhe i pagabueshëm siç e mendon veten, ai është i barabartë para ligjit si gjithë qytetarët e tjerë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.