Lajme Zone
Rebelët Huthi sulme me dronë e raketa në Riad! SHBA: Mund të sulmohen ambasadat në Lindjen e Mesme! Trump largohet para kohe nga Camp David, kthehet në Shtëpinë e Bardhë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rebelët Huthi sulme me dronë e raketa në Riad! SHBA: Mund të sulmohen ambasadat në Lindjen e Mesme! Trump largohet para kohe nga Camp David, kthehet në Shtëpinë e Bardhë

SHBA ka lëshuar një alarm sigurie për ambasadat dhe qytetarët amerikanë në Izrael dhe në vendet e rajonit, ndërsa Arabia Saudite konfirmoi se rebelët Huthi tentuan të godisnin Riadin me një raketë balistike.

Rebelët Huthi të Jemenit kanë sulmuar me dronë dhe raketa balistike kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riadin, si dhe objekte energjetike në bregdetin e Detit të Kuq. Sulmet kanë shtuar tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në rajon të tregojnë vigjilencë dhe të përgatiten për anulime fluturimesh apo mbyllje të hapësirës ajrore. Huthët njoftuan të shtunën (19 shtator) se kishin goditur objektiva të ndjeshme në Riad, ndërsa pamjet e Reuters tregojnë flakë dhe një re të madhe tymi të zi pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit saudit. Rebelët pretenduan gjithashtu se kishin sulmuar një objekt të kompanisë shtetërore të naftës Aramco në qytetin Yanbu, një nga qendrat kryesore të eksportit të naftës saudite. Nga ana tjetër, Arabia Saudite njoftoi se mbrojtja ajrore kishte shkatërruar një raketë të lëshuar drejt Riadit dhe kishte penguar sulme ndaj disa qyteteve të tjera. Autoritetet saudite u dërguan qytetarëve paralajmërime në telefon për rrezikun e sulmeve ajrore, ndërsa alarmi u hoq mëngjesin e së shtunës. Nuk ka ende të dhëna të konfirmuara për dëmet e shkaktuara. LEXO EDHE:Teherani: Katari i ka përcjellë SHBA-së kushtet tona për t'i dhënë fund luftës Pas sulmeve, Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një alarm sigurie për amerikanët në Lindjen e Mesme, duke u kërkuar të tregojnë vigjilencë të shtuar. Qytetarëve që ndodhen jashtë rajonit u është kërkuar të rishqyrtojnë seriozisht udhëtimet drejt tij. Sipas Corriere della Sera-s, ekziston shqetësimi se Irani dhe Huthët mund të marrin në shënjestër edhe misione diplomatike, kompani dhe institucione amerikane në rajon. Pas këtij paralajmërimi, presidenti amerikan Donald Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, duke ndërprerë një ditë më herët se sa ishte planifikuar qëndrimin e tij në rezidencën Camp David, në Maryland. “Ky konflikt ushtarak ka potencialin të përshkallëzohet me shpejtësi”, thuhet në njoftimin e autoriteteve amerikane. Sulmet vijnë në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, i cili nisi me goditjet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit në fund të shkurtit. Ndërkohë, Bashkimi Evropian po diskuton forcimin e misionit detar “Aspides” në Detin e Kuq, për të mbrojtur anijet tregtare nga sulmet e Huthëve. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, do t'u dërgojë një letër shteteve anëtare për t'i përfshirë në këtë nismë. “Aspides” është misioni ushtarak detar i Bashkimit Evropian në Detin e Kuq. Ai u krijua për të mbrojtur anijet tregtare nga sulmet e Huthëve dhe për të garantuar lundrimin e sigurt në një nga rrugët kryesore të tregtisë botërore. Misioni është mbrojtës: anijet luftarake evropiane shoqërojnë anijet tregtare dhe mund të rrëzojnë raketa ose dronë që i kërcënojnë, por nuk kanë mandat të sulmojnë objektiva në territorin e Jemenit U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: lufta në Iran lufta ne lindjen e mesme Kaja Kallas Izrael Huthi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.3% Të gabuar 88.8% Nuk e di 4.9% Vota total: 4952 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?