Rebelët Huthi kanë marrë përgjegjësinë për një sulm në shkallë të gjerë kundër objektivave ekonomike dhe ushtarake në Arabinë Saudite, duke përdorur dhjetëra raketa dhe dronë në përgjigje të bastisjeve që u atribuohen forcave saudite në Jemen. Si pasojë e sulmeve kanë mbetur 73 të plagosur. "Forcat e armatosura të Jemenit kryen një operacion ushtarak në shkallë të gjerë dhe me shtrirje të gjerë", tha zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yahya Saree. LEXO EDHE:Kryeministrja italiane: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen Sipas Saree, objektet që i përkisnin gjigantit të naftës Aramco dhe bazës ajrore King Khalid u shënjestruan duke përdorur "dhjetëra raketa balistike dhe dronë". Zëdhënësi tha se operacioni u krye në shenjë hakmarrje për "121 sulmet" që Huthët pretenduan se Riadi kishte kryer në Jemen gjatë tre ditëve të fundit. Lajm në përditësim… Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Arabia Saudite Rebelët Houthi Lindja e mesme lufta në Iran Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.3% Vota total: 1499 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
