"Rezistenca jonë është legjitime e armatosur përballë agresionit të zgjatur saudit. Ne nuk jemi në luftë me Italinë dhe nuk kemi ndërmend të përfshijmë vendin tuaj. Por pyesim veten se çfarë po bëjnë avionët italianë në Arabinë Saudite duke mbështetur luftën e Riadit kundër nesh." Kështu tha për Ansa Muhammad Mansur, një zyrtar nga ministria e informacionit e qeverisë Houthi në Sanaa, teksa u pyet për sulmin në bazën ajrore Taif në Arabinë Saudite, i cili dje goditi një avion ushtarak italian. LEXO edhe...Konflikti/ Trump: Jam në një moment vendimtar për Iranin, dua ta asgjësoj! Por Teherani dhe Huthët duan marrëveshje me SHBA Ndërkohë në Lindjen e Mesme vijojnë tenisonet. Flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi u panë pranë Aeroportit Ndërkombëtar "King Khalid" në Riad të Arabisë Saudite. "Pamë tym të zi dhe flakë në drejtim të aeroportit," deklaroi një burim për AFP. FlightRadar24, vuri në dukje "probleme serioze" në aeroport, përfshirë anulime dhe vonesa të fluturimeve. Incidenti vjen vetëm pak orë pas alarmit të parë për sulm ajror në kryeqytetin saudit që nga rifillimi i luftimeve me Huthitë - rebelët jemenas të mbështetur nga Irani në Jemenin fqinj. Arabia Saudite mbështet forcat qeveritare jemenase që luftojnë kundër rebelëve; këta të fundit së fundmi kanë vënë në shënjestër infrastrukturën energjetike që Riadi e përdor për të eksportuar naftë bruto, duke anashkaluar ngushticën e Hormuzit. Huthët kanë marrë gjithashtu kontrollin e disa pikave strategjike pranë ngushticës Bab el-Mandeb, e cila shërben si portë hyrëse për në Detin e Kuq dhe Mesdhe përmes Kanalit të Suezit. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al lufta në Iran Rebelët Houthi Arabia Saudite lindje e mesme Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 89.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 4431 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

