Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj komenteve të dy kongresmenëve amerikanë për protestat në Tiranë, të publikuara në rrjetin social X.
Balla shprehet se kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk i ka informuar siç duhet kongresmenët, ndërsa lidh aktet e dhunës dhe rrëmujën gjatë protestave me atë që ai e cilëson si ndikim të ANTIFA-s. “Dy kongresmenëve që paskan komentuar protestat në X mund t’ju them vetëm se Fatmir Mediu nuk i paska informuar siç duhet dhe që dhuna dhe rrëmuja kanë vulën e ANTIFA, të cilën vetë Presidenti Trump vjet në shtator e ka shpallur organizatë terroriste. Kaq!”, shkruan Balla. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
