Lajme Zone
“Reagime të papara nga "patriotët" për deklaratën e Zelensky-t për Kosovën”/ Spaho: Ku është e reja dhe çudia këtu?
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Reagime të papara nga "patriotët" për deklaratën e Zelensky-t për Kosovën”/ Spaho: Ku është e reja dhe çudia këtu?

Ish-nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka bërë...

Ish-nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me reagimet për deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili u shpreh se do të vazhdojë mos ta njohë Republikën e Kosovës.

Spaho shkruan se këtë qëndrim Ukraina e ka pasur që kur Kosova u shpall e pavarur në vitin 2008, sepse Rusia ka pretendime për territore të Ukrainës.

Sipas tij, Ukraina duke njohur Kosovën, krijon precedentë që territoret e saj të humben përfundimisht.

Ndër të tjera ish-deputeti ka folur dhe për ndihmën ushtarake që Serbia i jep Ukrainës, duke i shitur armë nëpërmjet të tretëve në vlerën 1 miliard euro, me dijeninë dhe mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE.

Më tej në reagimin e tij, Spaho shkruan se përvecc Ukrainës, Republikën e Kosovës nuk e njeh as Rusia, as Palestina dhe as Irani.

Ish-deputeti shkruan se këto reagime “janë njëlloj si ato me konsullatën serbe në Shkodër, që i vënë vijë konsullatës shqiptare në Bujanovc, e cila do ju vijë në ndihmë e do ju gjendet në krah 150 mijë shqiptarëve që po pakësohen dita-ditës dhe po zbrazin Luginën”.

Postimi i plotë: Reagime të papara nga "patriotët" shqiptarë sepse Zelenski u shpreh në Beograd që Ukraina do vazhdojë mos ta njohë Kosovën.

Ku është e reja dhe çudia këtu?

Këtë qëndrim Ukraina e ka pasur që kur Kosova u shpall e pavarur në vitin 2008, sepse Rusia ka pretendime për territore të Ukrainës.

Ju prisni që Ukraina, duke njohur Kosovën, të krijojë precedent që territore të saj të humben përfundimisht?

Ata që presin që Zelenski të thotë në Beograd që do ta njohim Kosovën, duhet të jenë të roitur dhe kanë nevojë të vizitohen për gjendjen e tyre mendore.

Ukraina po lufton për territore që janë shkëputur ose po i shkëputen, si Krimeja, Donbasi, etj. Pavarësisht ndryshimeve esenciale, sikurse thonë, midis rastit të Kosovës dhe territoreve ukrainase (për të qenë i sinqertë, unë nuk shoh ndonjë ndryshim), do ishte vetëvrasje për ta nëse do njihnin Kosovën.

Nuk po përmend ndihmën ushtarake që Serbia i jep Ukrainës, duke i shitur armë nëpërmjet të tretëve në vlerën 1 miliard euro, me dijeninë dhe mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE.

Po Rusia, a e njeh Kosovën?

Meqenëse Zelenski nuk e njeh Kosovën, ne shqiptarët duhet të bëhemi me Rusinë? A nuk është Rusia mosnjohësi i parë dhe bllokuesi i përhershëm i Kosovës në Këshillin e Sigurimit në OKB?

Po Palestina, për të cilën shumë shqiptarë në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri bëjnë be dhe janë gati të japin edhe jetën, a e njeh Kosovën?

Po ajatollahët e Iranit, nga të cilët nuk ju ndahet shpirti, a e njohin Kosovën?

Çfarë doni, more "patriotë", t'i shpallim luftë SHBA-ve dhe Bashkimit Europian, ku ne duam të anëtarësohemi, të cilët janë mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës? A nuk e dinë ata qëndrimin e Ukrainës për Kosovën?

Ftohuni pak, o "patriotë" në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, pini një gotë ujë, merrni frymë thellë, vini në punë mendjen dhe pastaj filloni e flisni shatra-patra.

Këto dokrra janë njëlloj si ato me konsullatën serbe në Shkodër, që i vënë vijë konsullatës shqiptare në Bujanovc, e cila do ju vijë në ndihmë e do ju gjendet në krah 150 mijë shqiptarëve që po pakësohen dita-ditës dhe po zbrazin Luginën. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.