Hunter Biden ka folur për herë të parë hapur për gjendjen shëndetësore të të atit, Joe Biden, duke zbuluar se kanceri i prostatës i ish-presidentit amerikan është përhapur dhe ka krijuar metastaza në kocka. “Nuk është mirë. Do të doja që të ankohej më shumë, sepse ka shumë dhimbje”, tha Hunter Biden në një intervistë për BBC. Ai e përshkroi sëmundjen si “shumë të dhimbshme dhe shumë dobësuese”, duke shtuar se është “vërtet e trishtueshme” ta shohësh babanë e tij në këtë gjendje. LEXO edhe...Asnjë përfaqësues i SHBA-së në zyrën e tij që prej shpalljes ‘non grata’, Berisha ‘pret me entuziazëm’ ambasadorin e ri: Prioritet luftën e trafikut të drogës Megjithatë, sipas tij, Joe Biden vazhdon të dalë publikisht dhe të angazhohet për çështjet që i konsideron të rëndësishme. “Vazhdon të bëjë punën e tij. Beson shumë te ky vend”, u shpreh ai. Joe Biden e bëri publike diagnozën e kancerit në maj të vitit të kaluar, më pak se katër muaj pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Në intervistë, Hunter Biden u kthye edhe te debati televiziv mes Joe Biden dhe Donald Trump në qershor 2024, pas të cilit presidenti i atëhershëm u tërhoq nga gara dhe u zëvendësua nga Kamala Harris. “E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte. Po e ndiqja debatin në televizor dhe mbeta i tronditur nga gjendja e tij”, tha ai. Ai kujtoi se fillimisht performancën e dobët të të atit e kishte lidhur me lodhjen nga udhëtimet e shumta, por pas publikimit të diagnozës pranoi se kishte dyshuar se sëmundja mund ta kishte dobësuar që në atë periudhë. “Jam krenar për qëndresën e tij. E ka treguar vazhdimisht se edhe kur të rrëzojnë, mund të ngrihesh sërish”, tha Hunter Biden. U.D/ReportTv.al Joe Biden Hunter Biden donald trump Kamala harris SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3950 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
