Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga gara për president të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një humbje për vendin dhe procesin institucional.Deputeti Ardian Gola ka thënë se dështimi i kandidaturave të Feride Rushitit dhe Bekim Sejdiut është “ogur i keq”, duke vlerësuar se të dy përfaqësonin figura me integritet dhe kredibilitet të lartë profesional. Sipas Golës, dështimi i tyre tregon për pasojat e një “trashëgimie të sëmurë politike”, ku interesat dhe pazaret partiake kanë më shumë peshë sesa vlerat profesionale.Abdixhiku pas tërheqjes së Sejdiut: Tregoi dinjitet, sa shumë kemi nevojë për njerëz të mirë“Sa më i pavarur të jetë kandidati, sa më pak borxhe politike të ketë, sa më i respektuar profesionalisht dhe ndërkombëtarisht të jetë, aq më pak duket se i hyn në punë matematikës së politikës kosovare”, ka shkruar Gola.Ndërkaq, deputetja Arbërie Nagavci e ka cilësuar tërheqjen e Sejdiut si “humbje për një proces që do të duhej të sillte në vëmendje personalitete me integritet, profesionalizëm dhe kredibilitet”.Nagavci ka kritikuar klimën politike, duke thënë se ajo po i demotivon personalitetet e tilla dhe po e çon vendin nga një bllokadë në tjetrën.“Kosova nuk ka nevojë për bllokada të reja. Ka nevojë për përgjegjësi, stabilitet institucional dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje”, ka deklaruar ajo, duke i shprehur Sejdiut respekt dhe mirënjohje për gatishmërinë për t’i shërbyer Republikës.Edhe deputeti Vigan Qorrolli ka vlerësuar lart kandidaturën e Sejdiut, duke e cilësuar atë si “kandidaturën më të mirë të mundshme”.Qorrolli ka thënë se Sejdiu do të ishte “Presidenti më i shkëlqyer i Kosovës”, ndërsa e ka falënderuar për gatishmërinë për t’i shërbyer vendit me dije, integritet dhe dinjitet./Telegrafi/

