Lajme Zone
Reagim për protestën/ Shoqëria civile, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Hitës
PolitikëCNA

Reagim për protestën/ Shoqëria civile, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Hitës

Protesta e të rinjve hyri sot në ditën e shtatë. Disa qin...

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile do depozitojnë në SPAK një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Drejtort të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj si

Kallëzimi konsiston në 6 elementë që përbëjnë vepra penale “Për genocid ndaj një pjese të shoqërisë duke e diferencuar nga pjesa tjetër nëpërmjet etiketimit, diskriminimit, linçimit dhe zhvlerësimit. Ky veçim bëhet me dhunë, përndjekje, shkaktim demi te madh fizik dhe psikologjik”, “Ushtrimi të ndikimit për veprimet të paligjshme duke i premtuar para punonjësve të rendit”, “Shpërdorimi i detyrës me veprime që sjellin pasoja në interesat e shtetasve”, “Dhënia e urdhërave të paligjshëm që cenojnë lirinë dhe integritetin e individit”, “Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë” dhe “Kryerja e veprimeve aktive për të penguar lirinë e shprehjes dhe organizimit”.

Protestat e të rinjve në vend po zhvillohen prej shtatë ditësh. Lindur me ngjarjen dhe përmasat e marra të përshkallëzimeve kanë reaguar edhe komunitetet fetare në Shqipëri./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.