Lajme Zone
Rasti i Ermal Jaurit/ Kur institucionet e sigurisë kombëtare bien në rrjetën e interesave klienteliste
PolitikëCNA

Rasti i Ermal Jaurit/ Kur institucionet e sigurisë kombëtare bien në rrjetën e interesave klienteliste

Të hënën CNA publikoi një denoncim për Ermal Jaurin, kreun e ri të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar. Edhe pse ai drejton një institucion përgjegjës për mbrojtjen e sekreteve të sigurisë kombëtare, agjencia e tij e punësimit “Europa Agency”, është denoncuar më herët në media pasi u kishte marrë mijëra euro disa qytetarëve për kontrata pune jashtë vendit, kryesisht në

Të hënën CNA publikoi një denoncim për Ermal Jaurin, kreun e ri të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Edhe pse ai drejton një institucion përgjegjës për mbrojtjen e sekreteve të sigurisë kombëtare, agjencia e tij e punësimit “Europa Agency”, është denoncuar më herët në media pasi u kishte marrë mijëra euro disa qytetarëve për kontrata pune jashtë vendit, kryesisht në Danimarkë dhe Gjermani. Ermal Jauri në krye të AKSIK/ Nga skandali i agjencisë së punësimit, te drejtimi i sigurisë së informacionit

28 Shtator, 12:27 Pas publikimit të lajmit, pati një valë ndërhyrjesh dhe telefonatash nga biznesmenë, politikanë e gazetarë që kërkuan mbrojtje për drejtorin Jauri. Kjo tregon se ai ka lidhje të forta, të cilat po i shfrytëzon edhe më shumë falë postit të ri.

Edhe pse emrat e personave që u shqetësuan nuk do t’i bëjmë publikë, ndonëse disa prej tyre janë kolegë e miq, ky fenomen tregon se nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar, por me një individ problematik, me ndikim në politikë dhe media, i cili përpiqet të kapet pas karriges. F i “përvishet” Klosit: Shtetit i vunë “zjarrin”, mazhoranca e Agasit

28 Shtator, 22:38 Fakti është se Ermal Jauri është denoncuar në vitin 2020 nga emisioni "STOP". Në atë kohë, si administrator i “Europa Agency”, ai u premtonte qytetarëve shqiptarë kontrata pune në Danimarkë dhe Gjermani, por pas muajsh punë, paratë nuk u kaloheshin atyre në llogaritë bankare, por mbaheshin pezull nga agjencia e tij. Vetëm me ndërhyrjen e "STOP", njëri nga qytetarët arriti të merrte mbrapsht 5 mijë euro. Në shumicën e mediave ky lajm është fshirë dhe shkaqet kuptohen qartë nga lidhjet dhe ndërhyrjet e Jaurit, i cili sot drejton një institucion kaq të rëndësishëm sa AKSIK. “Europa agjensi” çon qytetarët për punë në Danimarkë e u vjedh pagat 16 Janar, 21:10 Që nga skandali i Vlora Hysenit, janë ngritur hije dyshimi edhe për rastin e Jaurit, i cili kontrollon një nga institucionet më sensitive të shtetit, përgjegjës për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara dhe për verifikimin e pajisjen me certifikata sigurie të zyrtarëve të lartë. Ekskluzive/ Si u zbërthye Vlora Hyseni nga Ergys Agasi

23 Shtator, 14:23 Megjithatë kreu i AKSIK rezulton të jetë një figurë problematike, e denoncuar më parë në emisionet investigative Ky mbetet problemi kryesor i qeverisë dhe i kryeministrit Edi Rama, i cili funksionon me skemën “KÇK”, "Kap Çfarë të Kapësh", emëron njërin drejtor të AKSIK, tjetrën drejtoresh të SHISH, tjetrën të AKSHI-t e kështu me radhë.

Këto figura duhet të kalojnë në filtër para se të vendosen në poste kyçe shtetërore. Në rastin e Vlora Hysenit sita ishte e çarë. Rama duhet të ndryshojë mentalitetin në lidhje me njerëzit që zgjedh të vendosë në krye të institucioneve dhe administratës. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.