Më shumë se 30 vjet pasi martesa e Cindy Crawford dhe Richard Gere mori fund, dy nga fëmijët e tyre, të lindur nga marrëdhënie të mëvonshme, po punojnë së bashku. Homer Gere dhe Kaia Gerber po bashkëpunojnë për serialin “The Shards”, ndërsa për mediat kanë rrëfyer sesi ka qenë kjo përvojë për ta. LEXO edhe...Një kapitull i ri për aktorin Richard Gere, shet shtëpinë në SHBA për t'u transferuar në Spanjë “Është vërtet për të qeshur,” tha Gere, djali 26-vjeçar i Richard Gere dhe bashkëshortes së tij të dytë, aktores dhe modeles Carey Loëell. “Nuk ishim takuar para xhirimeve. Dy javë përpara nisjes së tyre u takuam në një bar me pjesën tjetër të kastit dhe u bëmë miq.” Gerber, 24 vjeçe, është vajza e supermodeles Cindy Crawford dhe Rande Gerber. Kur u pyet nëse e njihte Homerin para xhirimeve për shkak të lidhjes mes prindërve të tyre, ajo u përgjigj me shaka: “Çfarë lidhjeje?” Richard Gere dhe Cindy Crawford u martuan në vitin 1991 dhe u divorcuan katër vjet më vonë. Gere është “shumë gazmor”, tha Kaia Gerber. “Më bën të qesh pa pushim dhe është partneri më i mirë i mundshëm në skenë.” Ndërsa Homer tregoi pak edhe për raportin me të atin, duke u shprehur se është personi të cilit i kërkon më së shumti këshilla. “E telefonoj pothuajse çdo ditë kur jam në xhirime. Ai është burimi më i çmuar i këshillave për mua, kur bëhet fjalë për ta bërë këtë rrugëtim të funksionojë. Është vërtet diçka e veçantë ta kem në krah”, tha ai. P.J/ReportTv.al richard gere cindy crawford Homer Gere Kaia Gerber Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.6% Vota total: 1771 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

