Lajme Zone
Vrasja e 25-vjeçarit Kevin Muharremi në Itali, zbardhet autopsia: Plumbi në qafë i preku palcën kurrizore, i shkaktoi bllokim të frymëmarrjes dhe hemorragji
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e 25-vjeçarit Kevin Muharremi në Itali, zbardhet autopsia: Plumbi në qafë i preku palcën kurrizore, i shkaktoi bllokim të frymëmarrjes dhe hemorragji

Autopsia konfirmonte më herët se një plumb në qafë i mori jetën të riut, por raporti i plotë tregon se çfarë i shkaktoi vërtet ai plumb që pasoi një konflikt të ndodhur natën e 14 shkurtit në bulevardin della Repubblica në Montecalvoli.

Raporti mjeko-ligjor ka konfirmuar se 25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi mbeti i vdekur nga një plumb i vetëm në anën e djathtë të qafës. Plumbi, ishte një prej atyre që u qëlluan nga një armë gjysmëautomatike Beretta të kalibrit 6,75 dhe i shkaktoi dëmtime shumë të rënda në shtyllën kurrizore duke prekur më pas palcën në rruazat C2 dhe C3. Si pasojë u ndërprenë rrugët nervore, duke shkaktuar paralizë të frymëmarrjes dhe hemorragji të brendshme, të cilat sollën vdekjen e 25-vjeçarit natën e 14 shkurtit në bulevardin della Repubblica në Montecalvoli. LEXO edhe...Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri Dokumenti, paraqet rezultatet e autopsisë së kryer më 13 mars nga specialisti, i cili, pasi kishte konfirmuar vdekjen e Muharremit ditën e vrasjes, ishte ngarkuar me kryerjen e ekzaminimit të mëtejshëm të trupit nga prokurori zëvendësues i Prokurorisë së Pizës, Fabio Pelosi, i cili drejton hetimet. I dyshuari për vrasjen I dyshuari si autor i vrasjes është Renato Xyke, 20 vjeç, gjithashtu shqiptar nga Santa Maria a Monte (i mbrojtur nga avokati Giuseppe Carvelli). Ai ndodhet në burg që prej ditës së atentatit vdekjeprurës dhe mbahet në Arezzo, ku u kap teksa ishte në arrati me familjen, duke drejtuar të njëjtin automjet Range Rover Evoque, nga i cili ai nuk e ka mohuar se kishte qëlluar në drejtim të Muharremit. Ky i fundit ndodhej në sediljen e pasagjerit në bordin e një Fiat Doblò të bardhë, ku u gjet pa shenja jete. Kulmi tragjik i një përplasjeje që kishte zgjatur gjatë gjithë mbrëmjes dhe që, sipas hetuesve, mund të kishte nisur shumë kohë më parë. Disa orë para të shtënave, mes të dyshuarit si autor i vrasjes dhe viktimës, së bashku me grupet përkatëse, kishte pasur një konflikt të dhunshëm, i cili shpërtheu brenda një klubi në Capanne të Montopolit dhe më pas vazhdoi në parking. Më pas, mes dy palëve dyshohet se pati kontakte telefonike, deri në atë që rezultoi të ishte një takim i vërtetë vdekjeprurës në bulevardin della Repubblica. Vrasja e viktimës mendohet se ka ndodhur në orën 05:25, rreth gjysmë ore para të shtënave. Plumbi vdekjeprurës, i gjetur në trupin e 25-vjeçarit, ndodhej jo shumë larg pikës së hyrjes, pasi kishte shpuar xhaketën e zezë që mbante viktima. Koka e plumbit ishte pozicionuar në pjesën anësore dhe të pasme, në raport me rruazën e dytë të qafës. Muharremi u godit edhe nga një plumb tjetër, i cili e preku tangent mes parakrahut dhe kyçit të dorës së djathtë. Një plagë që mjeku ligjor e konsideron të parëndësishme në raport me shkakun e vdekjes së viktimës. Të shtënat kanë qenë me siguri më shumë se gjashtë, aq sa janë edhe vrimat e mbetura në pjesën e përparme të karrocerisë së automjetit Doblò. Xyke nuk është i vetmi person nën hetim. Në makinë me të ndodhej edhe një 18-vjeçar shqiptar me banim në Montecalvoli, i cili aktualisht është i lirë. Në muajt e kaluar ai është paraqitur vetë në Prokurori, së bashku me avokatin e tij Giulio Parenti, për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve. Ndërkohë, hetimet vijojnë, në pritje që tabloja e ngjarjes të bëhet mjaftueshëm e qartë për të kaluar në seancën paraprake gjyqësore./IlTirreno -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al shqiptarët në itali Renato Xyke itali Kevin Muharremi Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.5% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.4% Vota total: 1844 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?