Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rast vendimtar për t’u dhënë një grusht maskarenjve!”/ Dita e 74-të e protestës, qytetari thirrje shqiptarëve: Të bashkohemi për fëmijët tanë


Ka nisur sot dita e 74-të e protestës radhazi kundër kreut të ekzekutivit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Qytetarët po vijojnë të grumbullohen në shesh, ndërsa thirrjet për ndërgjegjësim dhe pjesëmarrje masive po bëhen gjithnjë e më të forta.

Ka nisur sot dita e 74-të e protestës radhazi kundër kreut të ekzekutivit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Qytetarët po vijojnë të grumbullohen në shesh, ndërsa thirrjet për ndërgjegjësim dhe pjesëmarrje masive po bëhen gjithnjë e më të forta. I pranishëm në tubim, një prej qytetarëve protestues ka marrë fjalën për mikrofonin e News24, ku i bëri një apel të drejtpërdrejtë çdo bashkëatdhetari për t’iu bashkuar lëvizjes qytetare në rrugë: “U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me protestën sepse është rast vendimtar për t’u dhënë një grusht maskarenjve të Shqipërisë. Nëse duan shqiptarët të vijë një brez i ri dhe fëmijët e tyre të rriten të sigurt këtu, të bashkohen me këtë protestë!” Qëndresa qytetare para Kryeministrisë po vijon me pjesëmarrjen e banorëve nga kryeqyteti dhe rrethet, të cilët shprehen të vendosur për të mos e ndalur aksionin opozitar e qytetar deri në plotësimin e kërkesave të tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb