Lajme Zone

“Rast unik në botë, një institucion publik grup kriminal”/ Bardhi: Rama vazhdon me përralla se integrimi pengohet nga opozita! Miliona euro gllabërohen

Në një komunikim për mediat, Gazment Bardhi, theksoi se deputetët e opozitës kanë kërkuar aplikimin e mekanizmave të kontrollit, por janë refuzuar,

Në një komunikim për mediat, Gazment Bardhi, theksoi se deputetët e opozitës kanë kërkuar aplikimin e mekanizmave të kontrollit, por janë refuzuar, Ai theksoi se është mazhoranca ajo që po pengon integrimin, ndërsa shtoi se Kuvendi është bërë jofunksional. Gjithashtu nënvizon se është mazhoranca ajo që bën veprime penguar, me autor kryesor kryeministrin Edi Rama. “Mocioni i 7 me debat që refuzohet, një e drejtë që rregullorja ia njeh deputetëve të opozitës. Përrallat e kryeministrit se po pengohet integrimi nga opozita, por me veprime konkrete është mazhoranca që po bën gjithçka për të vonuar veprimin. Parlamenti pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar, asnjë mekanizëm kontrolli ndaj ekzekutivit nuk është pranuar nga mazhoranca. Ka 5 kërkesë për ngritje të Komisioneve hetimore që janë refuzuar. Pavarësisht se gllabërohen miliona euro, me shiun e parë rrugët shkatërrohen, tunelet shkatërrohen, infrastruktura publike shkatërrohet, pra duhet parë se si janë bërë procedurat, por edhe të rekomandohen masa që situata të ngjashme të mos ndodhin. Rast unik që një institucion publik cilësohet si grup kriminal”, tha ndër të tjera ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Gazment Bardhi