Lajme Zone

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje/ “Golf”-i përplas zetorin, tre persona të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë–Lushnje, në afërsi të fshatit Golem.

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje/ “Golf”-i përplas zetorin, tre persona të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë–Lushnje, në afërsi të fshatit Golem. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen Golf” është përplasur nga pas me një mjet bujqësor tip zetor. Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që zetori të shtyhet për dhjetëra metra përgjatë rrugës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona: drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy pasagjerë që udhëtonin me “Golf”-in. Sipas policisë rrugore, të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti tip “Golf” dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes. Ndërkohë, pritet ekspertiza shkencore për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb