Lajme Zone
Raporti i KLSH për qarkullimin rrugor në Tiranë: Rreth gjysma e kamerave jashtë funksionit edhe para nisjes së protestave, problematika edhe me disa semaforë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Raporti i KLSH për qarkullimin rrugor në Tiranë: Rreth gjysma e kamerave jashtë funksionit edhe para nisjes së protestave, problematika edhe me disa semaforë

Në raport u evidentuan edhe mangësi në transportin publik, probleme në monitorimin e shërbimeve urbane dhe vonesa në projektet infrastrukturore.

Edhe para protestave të dhunshme të nisura në Tiranë, sistemi i menaxhimit të qarkullimit rrugor kishte problematika serioze. Raporti i fundit i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për qarkullimin rrugor në Bashkinë e Tiranës, i publikuar dje, thekson se më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit në rrugët e kryeqytetit nuk funksiononin edhe para se të dëmtoheshin gjatë javëve të fundit, nga protestues të maskuar të dhunshëm. Sipas auditimit, më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit nuk transmetonin pamje, një pjesë e semaforëve nuk ishin të integruar në sistemin qendror, ndërsa investimet për përmirësimin e transportit dhe qarkullimit rrugor kanë mbetur ndjeshëm larg planeve. LEXO EDHE:‘Flamingo’ VS studentët! Përçarje për orarin e protestës: “OJF dhe ata të ‘xhirove’ në bulevard po futen në mes!” (FOTOT) “Nga 71 kamera të instaluara për monitorimin e trafikut në kryeqytet, 40, ose 56.3%, nuk transmetonin pamje gjatë verifikimit të KLSH-së më 1 korrik 2026, përpara dëmtimeve të fundit gjatë protestave. Për 11 kamera, ndërprerja e transmetimit kishte zgjatur nga dy deri në shtatë vjet, ndërsa 14 të tjera kishin qenë jashtë funksionit për periudha nga një deri në shtatë muaj. Sistemi i kamerave ishte plotësuar nëpërmjet një kontrate të vitit 2021, me vlerë rreth 59.9 milionë lekë. Auditimi konstatoi gjithashtu se platforma qendrore për shfaqjen e njëkohshme të pamjeve nuk funksiononte. Operatorët i monitoronin kamerat individualisht në kompjuter, ndërsa 10 semaforë nuk ishin integruar në sistemin qendror”, thuhet mes të tjerash në raportin e KLSH-së. Në raportin e KLSH-së vihet në dukje se problematika para nisjes së protestave të dhunshme ka pasur edhe në disa semaforë. Nga ana tjetër, në raport u evidentuan edhe mangësi në transportin publik, probleme në monitorimin e shërbimeve urbane dhe vonesa në projektet infrastrukturore. “Shpenzimet e programit të transportit publik në Bashkinë e Tiranës u rritën nga 325 milionë lekë në vitin 2023 në 1.53 miliardë lekë në vitin 2025. Megjithatë, pjesa dërrmuese e fondeve është përdorur për subvencione dhe rimbursime, përfshirë abonetë e studentëve dhe pensionistëve. Investimet përbënin 13% të shpenzimeve të programit në vitin 2023 dhe 30% në vitin 2024, por realizimi i tyre ishte zero. Në vitin 2025, investimet zinin vetëm 4% të shpenzimeve dhe u realizuan në masën rreth 2%”, thuhej më tej në raport. Përmes raportit KLSH paralajmëron se struktura e shpenzimeve, e orientuar kryesisht drejt subvencioneve, e kombinuar me realizimin e ulët të investimeve, krijon rrezik për mungesë ndikimi në përmirësimin e qarkullimit rrugor dhe cilësisë së shërbimit. Gjatë tre viteve, sipas raportit të KLSH-së, nuk është arritur të realizohet as niveli i investimeve të planifikuara vetëm për vitin 2023. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: KLSH raporti i klsh Tirane proteste protestat kunder qeverise semafore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Alb: 27/10/2026 09:55 €5000 meter katror me jetu ne tirane ha ha ha Përgjigju Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77% Jo 19.8% Nuk e di 3.2% Vota total: 1847 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?