Lajme Zone
Raporti i AMA-s: Opozita dominoi hapësirën mediatike në qershor! Rama: Shqipëria s'ka lidhje me regjimet
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Raporti i AMA-s: Opozita dominoi hapësirën mediatike në qershor! Rama: Shqipëria s'ka lidhje me regjimet

Sipas të dhënave të AMA-s, gjatë muajit qershor partitë politike patën në dispozicion 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve. Nga kjo kohë transmetimi, Partia Socialiste zuri 36.05% të hapësirës mediatike, ndërsa opozita në tërësi 63.95%.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për muajin qershor 2026, sipas të cilit opozita ka pasur më shumë hapësirë mediatike se Partia Socialiste në edicionet kryesore informative. Sipas të dhënave të AMA-s, gjatë muajit qershor partitë politike patën në dispozicion 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve. Nga kjo kohë transmetimi, Partia Socialiste zuri 36.05% të hapësirës mediatike, ndërsa opozita në tërësi 63.95%. LEXO edhe...'Qetësohuni dhe flisni me fakte', Rama flet në Channel 4 News për projektin e Kushner në Zvërnec: Do të jetë në përputhje me standardet e BE-së Duke iu referuar këtyre shifrave, Rama tha se ato janë "fakte kokëforta të bazuara në matje dhe jo në perceptime", të cilat, sipas tij, tregojnë se Shqipëria "nuk ka asnjë lidhje me autokracitë apo me kinse regjimet". "Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje, jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet – ku sorrat dhe korbat politike e mediatike e fusin përditë e përnatë me krrakrratë e tyre – vendosa t'i postoj vetëm si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve, të cilët i kërkojnë papushim kudo (e sidomos te unë) arsyet pse 'regjimi' nuk përmbyset, përveçse aty ku arsyeja është: te mjerimi i tyre që sheh regjim se s'di këndim të Shqipërisë", shkroi Rama. Share K.M/E.H/ReportTv.al edi rama PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.4% Nuk e di 6.6% Vota total: 8699 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?