Lajme Zone
Raporti/ Detyrimet e prapambetura arrijnë në 84 mln euro! Ministritë e bashkitë kanë 22.2 mln € investime të papaguara
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Raporti/ Detyrimet e prapambetura arrijnë në 84 mln euro! Ministritë e bashkitë kanë 22.2 mln € investime të papaguara

Detyrimet e prapambetura u rritën me rreth 20 milionë euro në gjysmën e parë të këtij viti, duke arritur në 84 milionë euro në total. Problem kryesor i ministrive dhe bashkive mbetet mos-likuidimi i investimeve të bëra nga privati.

Institucionet shtetërore vijojnë të jenë problematike në shlyerjen e detyrimeve për investime, për shpronësimet, pagesat e faturave apo të shërbimeve që marrin. Në gjysmën e parë të këtij viti detyrimet e prapambetura, thotë Ministria e Financave, janë rritur me 20.7 milionë euro, ose rreth 32.7%. LEXO edhe...Miratohen 118 projektet strategjike me vlerë 14.8 mld euro! ‘EXPO Albania’, qendra e eventeve do të kushtojë 50.3 mln €, ende pa financim hekurudha 750 mln € Durrës-Prishtinë Nga 63.3 milionë euro që ishte stoku i detyrimeve në fund të dhjetorit 2025, në qershor u rrit në 84 milionë euro, duke u shtuar edhe në krahasim me muajin mars 2026 kur totali ishte 74.4 milionë euro. E gjithë rritja e detyrimeve gjatë këtij viti ka ardhur nga pushteti qendror (ministritë), pasi detyrimet për këtë kategori nga 19.9 milionë euro në mars u rritën në 35.4 milionë euro në fund të qershorit, një zgjerim me gati 78%. Volumin më të madh të detyrimeve e ka Ministria e Shëndetësisë me 19.6 milionë euro, ndjekur nga Ministria e infrastrukturës me 4.8 milionë euro dhe të tretët janë institucionet e tjera qeveritare me 3.5 milionë euro. Ndërsa 61 bashkitë e vendit i kanë ulur detyrimet e tyre me rreth 400 mijë euro, dhe në total stoku ka zbritur në 33.4 milionë euro. Në krye të listës për borxhet më të larta vijon të jetë Kavaja me 7.7 milionë euro, ndjekur nga Tirana me 3 milionë euro dhe Pogradeci 2.4 milionë euro detyrime. Sa i takon kategorisë së detyrimeve, në vend të parë janë faturat e papaguara të energjisë elektrike, të shpronësimeve apo edhe pagat që ende nuk janë likuiduar me 23.6 milionë euro. Më pas bashkitë dhe institucionet qendrore kanë 22.2 milionë euro detyrime për investime që janë kryer nga privati, por që ende nuk janë paguar nga shteti Problematike vijon të jetë situata edhe tek detyrimet si rezultat i vendimeve gjyqësore, që lidhen kryesisht me largimet e padrejta nga puna të punonjësve të administratës. Afro 8.2 milionë euro detyrime i përkasin kësaj kategorie, ku pjesa më e madhe është e përqendruar tek Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Brendshme, ndërsa tek pushteti vendor borxhin më të madh për këtë kategori e ka Kruja dhe Berati. P.J/E.H/ReportTv.al detyrimet e prapambetura Ministria e Financave investime Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.5% Jo 60.8% Nuk e di 4.7% Vota total: 3537 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?