Lajme Zone
Ranë në pranga ditën e parë të protestës, 22 protestuesit dalin para gjykatës për masën e sigurisë! Arrest shtëpie për 2 prej tyre, një vajzë nën detyrim paraqitje, vijon seanca për të tjerët (EMRAT)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ranë në pranga ditën e parë të protestës, 22 protestuesit dalin para gjykatës për masën e sigurisë! Arrest shtëpie për 2 prej tyre, një vajzë nën detyrim paraqitje, vijon seanca për të tjerët (EMRAT)

2 prej tyre janë lënë nën arrest shtëpie dhe një nën detyrim paraqitjeje, ndërsa tani vijon seanca për 19 të tjerët. Seanca po zhvillohet në grupe për shkak të kufizimit të ambienteve.

22 protestuesit e arrestuar në ditën e parë të protestës (13 tetor), kanë dalë sot në orën 08:30 para gjykatës për masën e sigurisë. 2 prej tyre janë lënë nën arrest shtëpie dhe një vajzë nën detyrim paraqitjeje, ndërsa tani vijon seanca për 19 të tjerët. Seanca, ku gjyqtare është Amarilda Sulaj, po zhvillohet në grupe për shkak të kufizimit të ambienteve. Një pjesë e mirë prej tyre ishin të maskuar. Më i riu që u arrestua është 23 vjeç, ndërsa të tjerët janë nga 27 deri në 59 vjeç. Mes tyre ka edhe persona të moshave 48, 52, 55 dhe 57 vjeç. Ndaj të arrestuarve rëndojnë 8 vepra penale, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. LEXO EDHE:344 kuti me fishekzjarre gati për shitje ndaj protestuesve, pranga 24-vjeçarit në Tiranë! Vlera arrin në 40 mijë euro (VIDEO) Nën hetim përfunduan edhe 49 persona, si dhe u lënduan 6 policë. Dita e parë e protestës përkoi me sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi. Emrat e protestuesve të arrestuarKastriot Vata 41 vjeçFlorian Baba 48 vjeçAli Bruçi 40 vjeçGenc Ibrahimi 57 vjeçErnest Kapo 32 vjeçIljaz Sulaj 38 vjeçBesnik Kala 59 vjeçDonik Vatgjoni 55 vjeçErand Zenunllari 30 vjeçHamza Bushi 52 vjeçOlsi Vokli 35 vjeçXhesion Petoku 27 vjeçKlevi Metaj 23 vjeçBlerim Gjoka 31 vjeçKalosh Hysbarjami 38 vjeçKorado Aliaj 32 vjeçEndrit JolldashiSaimir BylykuPëllumb MemaDorian MersiniAbdulla ThaçiBrixhet BaliBesnik Kala-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Lajm në përditësim... P.J/Shqiptarja.com TAG: Brixhet Bali abdulla thaci Dorian Mersini Pëllumb Mema Saimir Bylyku endrit jolldashi Korado Aliaj Kalosh Hysbarjami blerim gjoka Klevi Metaj Xhesion Petoku Olsi Vokli Hamza Bushi Erand Zenunllari Donik Vatgjoni Iljaz Sulaj Ernest Kapo Genc Ibrahimi Ali Bruçi Florian Baba Kastriot Vata Tirane protestat kunder qeverise amarilda sulaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.1% Jo 79.4% Disi 3.5% Vota total: 1871 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?