Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne”/ Studentët e Mjekësisë marshojnë në Rrugën e Durrësit, gjesti i disa vajzave ngroh zemrat e protestuesve


Studentët e Mjekësisë kanë vijuar marshimin përgjatë rrugës së Durrësit, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave kundër qeverisë.

Studentët e Mjekësisë kanë vijuar marshimin përgjatë rrugës së Durrësit, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave kundër qeverisë. “Çohuni nga kafja!”, “Bashkohuni me ne!”, ishin disa nga thirrjet e studentëve, të cilët pritet të stacionohen më pas para Ministrisë së Arsimit. Pas thirrjeve të tyre, një grup vajzash që ndodheshin në një kafene u ngritën dhe iu bashkuan marshimit të studentëve. Ndërkohë, bojkot të mësimit kanë njoftuar edhe studentë të tjerë dhe gjimnazistë, të cilët nuk janë paraqitur në mësim në shenjë proteste. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: marshimi