Rama kërkon nga efektivët të ruajnë qetësinë përballë të rinjve që protestojnë. Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të dhunshme në Tiranë, duke shprehur mbështetjen për efektivët e Policisë së Shtetit dhe duke u bërë thirrje të tregojnë durim e vetëpërmbajtje ndaj të rinjve që protestojnë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama vlerëson punën e policisë në përballimin e situatës, ndërsa e lidh dhunën gjatë protestave me atë që e cilëson si sulm ndaj ëndrrës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
“RESPEKT dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan kreu i qeverisë. Rama kërkon nga efektivët të ruajnë qetësinë përballë të rinjve që protestojnë.
“Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, shprehet kryeministri.
Protestuesit kanë dalë në rrugët e Tiranës, por edhe në disa qytete të tjera të vendit. Në ditën e shtatë radhazi, protestuesit kanë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në gjashtë ditët e mëparshme, përplasjet me policinë kanë qenë të ashpra, ndërsa institucione të ndryshme janë sulmuar me gurë.
Ndërsa kryeministri Rama e bëri të qartë edhe njëherë se nuk largohet nga drejtimi i vendit, për sa kohë që mjeti i përdorur nga protestuesit e dhunshëm është shkatërrimi.
“Me këtë gur nuk negociohet. Me këdo që vë përpara këtë nuk negociohet. Kur shteti negocion me të ka rënë. Vajza dhe djem që mendojnë se jeta është TikTok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë mund të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një ideologjie të re që ka një mision: Shkatërro!”, tha Rama.
Rama komentoi edhe strehimin e protestuesve të dhunshëm në selinë blu, duke thënë se po përdorin të miturit mish për top me ëndrrën për tu kthyer 21 janari.
Reagimi i Ramës vjen në një klimë tensionesh pas protestave në kryeqytet, ku janë raportuar akte dhune dhe përplasje me policinë. Ndërkohë, në deklaratën e tyre të përbashkët, eurodeputetët Marco Tarquinio dhe Andreas Schieder kanë kërkuar vetëpërmbajtje nga protestuesit, por edhe hetim për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës policore.rama zbret në terren mesazh për policinë e shtetit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Protestat e dhunshme, Brukseli apel Shqipërisë: Palët të ulen në dialog, të respektohet sundimi i ligjit 19 Tetor 2026, 11:1511:15Politike Protesta në ditën e 7, reagon ministrja e Arsimit: Të gjitha shkollat hapur, prindërit të distancojnë fëmijët nga dhuna! 19 Tetor 2026, 10:3610:36Politike Dita e 7-të e revoltës, Rama kërkon dialog: Jam gati në çdo vend, në çdo orë dhe pa kushte! 19 Tetor 2026, 10:2410:24Politike Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar 19 Tetor 2026, 10:1510:15Politike “Kam tentuar të dialogoj me studentët”, Rama sulmon influencerët: Këta të kashmirit nuk kanë asnjë kërkesë racionale 19 Tetor 2026, 08:5208:52Politike Tirana prej 6 ditësh në protestë, Rama gjen fajtorin: Janë Rusia dhe Irani 19 Tetor 2026, 08:4508:45Politike

