Lajme Zone
Rama vulos pazarin me turqit, “Osmani” merr 88.5 hektarë tokë në Vlorë për 1 euro
PolitikëPamfleti

Rama vulos pazarin me turqit, “Osmani” merr 88.5 hektarë tokë në Vlorë për 1 euro

Pas lajmeve të para një muaji, në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi që kompania që promovon aktori turk Burak Özçivit, i njohur për publikun shqiptar si "Osmani", të marrë zyrtarisht të drejtën për të zhvilluar zonën e lirë ekonomike në Vlorë.

Burak Özçivit në Vlorë 1 vit më parë Qeveria miraton projektin e RAMS në Vlorë, kompania e "Osmanit" përfiton 885 mijë m² tokë shtetërore me 1 euro Edi Rama ka zyrtarizuar pazarin me turqit për tu dhënë 885 mijë metra katrorë tokë shtetërore në Vlorë me tarifën simbolike 1 euro.

Pas lajmeve të para një muaji, në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi që kompania që promovon aktori turk Burak Özçivit, i njohur për publikun shqiptar si "Osmani", të marrë zyrtarisht të drejtën për të zhvilluar zonën e lirë ekonomike në Vlorë.

Pra me vendimin e miratuar sot, Këshilli i Ministrave shpalli "VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE" Zonë të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik me tarifën simbolike 1 euro.

Vendimi vjen në një kohë kur qeveria ka deklaruar se do të shfuqizojë ligjin për investimet strategjike, ndërsa projekti i RAMS Albania është një nga përfituesit e këtij mekanizmi. Në shkurt të këtij viti, Komiteti i Investimeve Strategjike i dha projektit "Vlorë TEDA/RAMS Free Zone" statusin e investimit strategjik, ndërsa me vendimin e sotëm kompania u shpall zyrtarisht zhvilluese e zonës me procedurë jokonkurruese. Vizita në Vlorë, qeveria Rama i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas për Zonë Ekonomike 1 Korrik, 10:09 Sipas VKM-së, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të vendosë në dispozicion të projektit 885 557.6 metra katrorë pasuri shtetërore në zonat kadastrale 8604 dhe 2765 në Bashkinë Vlorë, pjesë e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike. Zona do të funksionojë për 35 vjet, me të drejtë zgjatjeje deri në 99 vjet.

Projekti parashikon zhvillimin e një ekosistemi industrial, logjistik dhe inovativ, me aktivitete në teknologjinë industriale, automatizimin, inteligjencën artificiale, përpunimin mekanik të lehtë të metaleve dhe energjinë e rinovueshme. Vlera e investimit është 100 milionë dollarë, ndërsa sipas dokumenteve zyrtare synohet krijimi i rreth 10 mijë vendeve të punës.

RAMS Albania zotërohet nga Mehmet Faruk Bülbül, njëherazi pronar i korporatës ndërkombëtare RAMS Global. Kompania ka si imazh promovues aktorin turk Burak Özçivit, të cilin publiku shqiptar e njeh si "Osmani" nga seriali "Kuruluş: Osman". Në qershor të vitit të kaluar, aktori vizitoi Vlorën dhe u prit nga kryebashkiaku i atëhershëm. Në atë kohë vizita u paraqit si turistike, ndërsa kompania ishte në negociata me qeverinë shqiptare për projektin që u zyrtarizua sot.

Me vendimin e sotëm, Këshilli i Ministrave shfuqizoi gjithashtu tre vendime të viteve 2008 që lidhnin zonën ekonomike të Vlorës dhe projektin e mëparshëm "Idea Vlora", duke i hapur rrugë zbatimit të projektit të ri nga RAMS Albania. /Pamfleti Vendimi i qeverisë

burak Özçivit vlore screenshot 8 screenshot 7 screenshot 6 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia E njëjta skemë, të njëjtët përfitues: Nuk kanë fund skandalet me startup-et, ndahen miliona mes burrit e gruas 30 Korrik 2026, 16:5016:50Anti-Mafia Fillon zbatimi i platformës “BESA”; i vihet zjarri Pyllit të Sodës në Vlorë, Gjirit të Llamanit në Himarë dhe “Gjirit të Hartës” në Ksamil 29 Korrik 2026, 12:4812:48Anti-Mafia Skandali me fondet e startup-eve, paratë e taksapaguesve shkojnë tek 'klientët' e ministres Ibrahimaj dhe drejtorit Arjan Ymeri (lista e kompanive) 28 Korrik 2026, 13:0013:00Anti-Mafia Dosja e gjyqtarit Hazbi Balliu: 6 shkarkime nga puna si jurist në Dibër, pasuri të paligjshme dhe punë të zeza në Prishtinë 28 Korrik 2026, 12:5712:57Anti-Mafia Italia kërkon hetimin e Andrea Çaushit që trafikoi 3.8 ton drogë; SPAK hesht, ndërsa Edi Rama i dha Kalanë e Lëkurësit 27 Korrik 2026, 12:2912:29Anti-Mafia Korçë/ Ish-drejtori i AKU e dha pronën e Ministrisë për pallat, skandali që prek Bashkinë e Sotiraq Filos 25 Korrik 2026, 15:2015:20Anti-Mafia