Sofra e gurtë para Kryeministrisë Përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur sërish sofra e gurtë, mbi të cilën janë lënë disa ftesa me mbishkrimin “Dialog”, si një tjetër përpjekje e kreut të qeverisë për t'i ulur protestuesit në tryezën e bisedimeve. Pavarësisht refuzimeve të njëpasnjëshme nga studentët, kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të martë ftesën për dialog, ndërkohë që protestat kundër qeverisë vijojnë prej më shumë se dy javësh.
Përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur sërish sofra e gurtë, mbi të cilën janë lënë disa ftesa me mbishkrimin “Dialog”, si një tjetër përpjekje e kreut të qeverisë për t'i ulur protestuesit në tryezën e bisedimeve.
Megjithatë, as ftesat e përsëritura për dialog dhe as paralajmërimet për ndëshkime nuk kanë sjellë tërheqjen e studentëve, të cilët vijojnë protestat duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Nga ana tjetër kryeminsitri ka refuzuar me çdo kush kërkesën për dorëheqjen e tij, duke theksuar se nuk do të largohet dhe se e vetmja rrugëzgjidhje sipas tij është dialogu.
Ndërkohë Rama ka ashpërsuar qëndrimin ndaj protestuesve, duke paralajmëruar pasoja penale dhe financiare për personat e përfshirë në aktet e dhunës gjatë tubimeve.
Kreu i qeverisë ka prezantuar gjithashtu një paketë të re anti-dhunë, e cila parashikon ashpërsimin e dënimeve për protestuesit që përfshihen në incidente. Sipas propozimeve të prezantuara, masat mund të prekin edhe pjesëmarrës që nuk ushtrojnë drejtpërdrejt dhunë, por që bëhen pjesë e tubimeve ku regjistrohen akte të dhunshme.
Prej më shumë se dy javësh, të rinjtë kanë dalë çdo ditë në rrugët e Tiranës, ndërsa protesta është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit. Tubimet janë shoqëruar me tensione, përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe me dhjetëra persona të lënduar e të arrestuar.
Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalin revoltën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.sofra e gurtë para kryeministrisë edi rama kerkesa per dialog Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Efekti domino nga Serbia në Shqipëri! 27 Tetor 2026, 07:4607:46Politike Autokratët po bien njëri pas tjetrit! 26 Tetor 2026, 22:2022:20Politike Kush qëndron pas protestës në Shqipëri? 26 Tetor 2026, 21:1821:18Politike Nazarko paralajmëron Ramën: Mund ta humbasësh pushtetin para Vuçiçit, goditja të vjen nga brenda 26 Tetor 2026, 21:0021:00Politike Rama hesht për disfatën e Vuçiçit, MEPJ flet për votë të lirë dhe uron shqiptarët e Luginës së Preshevës 26 Tetor 2026, 19:5619:56Politike Kryeministri që po e kthen Shqipërinë në komunizëm 26 Tetor 2026, 19:4619:46Politike

