Edhe gjatë ditës së sotme, përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur tavolina e gurit, e vendosur nga kryeministri Edi Rama si simbol i ftesës për dialog me studentët protestues. Kreu i qeverisë ka përsëritur thirrjet për zhvillimin e bisedimeve, duke u kërkuar të rinjve të ulen në tryezën e dialogut.
Megjithatë, studentët vijojnë të refuzojnë ftesën e kryeministrit, duke qëndruar të palëkundur në qëndrimin e tyre. Ata bëjnë të qartë se nuk pranojnë negociata me Ramën dhe se nuk tërhiqen nga kërkesat e parashtruara gjatë protestave.
Kërkesa kryesore e studentëve mbetet dorëheqja e Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Sipas tyre, mundësia për dialog ka kaluar pas muajsh protestash dhe bisedimet në këtë fazë nuk përbëjnë më një zgjidhje për situatën.

